Ministri Bushati pret në takim homologun hungarez Peter Szijjarto

Tiranë, 18 nëntor 2016 - Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti sot në MPJ Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto, i cili zhvilloi një vizitë pune në Tiranë.

Gjatë këtij takimi, ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, duke vlerësuar trendin pozitiv të thithjes së investimeve hungareze në tregun shqiptar.

Bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian, me fokus përgatitjen për hapjen e negociatave për anëtarësim, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal mes rajoneve (V4-WB6), koordinimi i përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat e sigurisë ishin çështjet kryesore që u trajtuam në takim. Ne kuadër te procesit të integrimit evropian, Hungaria do të asistojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë nëpërmjet atashimit të një diplomati që do të ofrojë ekspertizën për procesin para përgatitor për çeljen e negociatave.

Duke u ndalur në rrugëtimin evropian të Shqipërisë në BE, në veçanti për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim pas rekomandimit të Komisionit Evropian, Ministri Bushati vlerësoi si tepër të rëndësishëm rolin e Hungarisë në mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim. Më tej, ai u ndal në hapat konkrete që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për të bërë progres në procesin e reformave mbi integrimin duke u ndalur veçanërisht në nevojën për zbatimin e ligjit të Vetting-ut dhe për të vijuar me vendosmëri në rrugën e integrimit.

Ministri i Jashtëm hungarez Szijjártó vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon dhe siguroi homologun shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Duke u ndalur ne perspektiven e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, Ministri Sizjjarto evidentoi rëndësinë për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë, si një proces me interes jo vetëm të Shqipërisë dhe rajonin, por edhe për vet unionin. 

Gjithashtu, Ministri hungarez Szijjarto vlerësoi vendosmërinë dhe reformat e ndërmarra në rrugën e konsolidimit të shtetit ligjor, të cilat do të ndikojnë pozitivisht për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë drejt proceseve integruese.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00