Ministri Bushati në Kretë për një takim dy ditor me homologun grek Kotzias

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Kretë për të zhvilluar një takim dy ditor me homologun e tij grek Nikos Kotzias në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes dy vendeve. 

Të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe. 

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00