Ministri Bushati merr pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE në Luksemburg

Ministri i Punëve Jashtme Shqipërisë z. Ditmir Bushati mori pjesë takimin informal Ministrave Punëve Jashtme BE, i cili u zhvillua Luksemburg. Sipas praktikës konsoliduar tashmë, përveç ministrave vendeve anëtare, takim morën pjesë edhe ministrat e jashtëm vendeve kandidate për anëtarësim BE – Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Malit Zi dhe Maqedonisë.

Diskutimet gjatë këtij takimi u përqendruan çështjet e mprehta me cilat po përballet sot kontinenti ynë si çështjet me karakter humanitar, Ukraina dhe marrëdhëniet me Rusinë, situata e sigurisë brenda BE-së dhe rajonet fqinje me , ekstremizmi, terrorizmi dhe luftëtarët e huaj.

fjalën e tij gjatë takimit Ministri Bushati u shpreh se: "Vala refugjatëve vijnë nga Lindja e Mesme dhe jugu i Mesdheut përben një fenomen tepër ndjeshëm për ne, sepse sjell mendje kujtimet e viteve '90 kur filluan largimet masive Ballkan  pas rënies regjimeve totalitare e me pas shpërnguljet nga luftrat ish Jugosllavi. Vala e refugjateve si një krizë e pa precedentë ka goditur Evropën përbëhet nga një sërë elementesh vendosin sprovë aftësitë e gjithëve dhe kërkon një përgjigje kolektive, instrumente solidarizues për akomoduar refugjatët, luftuar rrjetet e trafikantëve dhe elementeve terroristë mund kërkojnë përfitojnë nga kjo situatë".

Gjithashtu Ministri Bushati dhe homologët e vendeve tjera kandidate zhvilluan dhe një audiencë me Duken e Madh te Luksemburgut Madhërinë Henry.

 

Video sekuencë  - Intervistë e shkurtërMinistrit Punëve Jashtme, z. Ditmir Bushati  përfundim takimit informal Ministrave  Punëve Jashtme  BE.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00