Ministri Bushati merr pjesë në Samitin e Vjenës për Ballkanin Perëndimor

26 dhe 27 gusht 2015, Ministri i Punëve Jashtme, z. Ditmir Bushati, mori pjesë punimet e Samitit Vjenës për Ballkanin Perëndimor, si pjesë e delegacionit Republikës Shqipërisë u kryesua nga Kryeministri z. Edi Rama, përbërje cilit edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj.

Ky samit, i cili u zhvillua vijim Samitit Berlinit vitit kaluar, synoi veçanërisht avancimin e agjendës ndërlidhjes infrastrukturore, rrugore dhe energjetike, midis vendeve rajonit dhe BE-së, thellimin e bashkëpunimit për çështje kanë bëjnë me arsimimin, kualifikimin, punësimin dhe lëvizshmërinë e rinisë, trajtimin e problematikës marrëdhëniet dypalëshe, si dhe sfidave me cilat përballen bashkërisht vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato BE.

ditën e parë aktiviteteve Vjenë, kushtuar rolit shoqërisë civile, Ministri Bushati mori pjesë punimet e sesionit parë ku u diskutua mbi temën "Roli i BE-së zgjidhjen e problematikave dypalëshe Ballkanin Perëndimor prekin ardhmen e proceseve integruese".

fjalën e tij, Ministri Bushati evidentoi se:  "Çështjet bilaterale shkuarën kanë ngadalësuar ose kanë penguar procesin e anëtarësimit duke vënë dyshim besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e këtij procesi. Për shmangur gjitha paqartësitë është e domosdoshme trajtimi i çështjeve bilaterale bëhet fazë hershme, duke kombinuar mekanizmat e zgjidhjes me instrumente nxitës, duke përfshirë instrumente mbështetës për zhvillimin ekonomik.".

Kryeministri z. Edi Rama mori pjesë në Forumin e Shoqërisë civile ku u diskutua mbi bashkëpunimin rajonal dhe rolin e shoqërisë civile. Gjate takimit, u promovua, gjithashtu, marrëveshja për hapjen e zyrës së bashkëpunimit rinor rajonal, iniciative kjo, e ndërmarrë nga Kryeministrat Rama dhe Vucic.

Gjatë punimeve të ditës së dytë të Samitit të Vjenës, në segmentin e Ministrave të Punëve të Jashtme u diskutua mbi strukturat ekzistuese të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, adresimin e problematikave dypalëshe pa ndikuar në procesin e integrimit evropian si dhe bashkëpunimin rinor si një promotor i normalizimit të marrëdhënieve dhe pajtimit. Gjithashtu, në këtë segment u trajtuan edhe sfidat aktuale me të cilat përballet Evropa dhe rajoni ynë duke përfshirë ato ekonomike dhe humanitare.

Në fjalën e tij në segmentin e Ministrave te Punëve te Jashtme, Ministri Bushati evidentoi se: "Procesi i Berlinit ka arritur të prodhojë hapa konkretë pozitivë sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se mund të përmbushin angazhimet që kanë marrë në mënyrë kolektive. Në të kaluarën kishim një pakt stabiliteti, tanimë kemi një pakt ndërlidhjeje dhe jemi në kërkim të një pakti zhvillimor".

Në fund të takimit, nëpërmjet deklaratës së përbashkët mbi çështjet e pazgjidhura dypalëshe, Ministrat e Punëve të Jashtme ranë dakord se çështjet dypalëshe nuk duhet të përbejnë pengesë për proceset integruese të vendeve të rajonit.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00