Ministri Bushati merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati merr pjesë në sesionin e 54-t të “Konferencës së Sigurisë së Mynihut” që zhvillohet në datat 16-18 shkurt 2018.

Konferenca e Sigurisë së Mynihut, në të cilën vendi ynë përfaqësohet prej disa vitesh, përbën një takim të rëndësishëm dhe të pavarur të liderëve globale dhe ekspertëve të politikës ndërkombëtare të nivelit të lartë, për të zhvilluar diskutime informale, të hapura dhe konstruktive për çështjet më aktuale të sigurisë.

Temat kryesore të këtij viti përfshijnë krizën e rendit ndërkombëtar liberal, momentin e ri të politikës evropiane të mbrojtjes, domosdoshmërinë e ruajtjes së fortë të lidhjes trans-atlantike dhe potencialin e rrezikshëm të mosrespektimit të regjimit aktual të armë-kontrollit.

Gjatë kësaj konference, ministri Bushati do të zhvillojë dhe një sërë takimesh dypalëshe: me ministrin e Jashtëm të Spanjës Alfonso Dastis, me ministrin e Jashtëm të Japonisë Taro Kono dhe me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlut Çavuşoğlu. Ministri Bushati do të zhvillojë takime dhe me përfaqësues të Bundestagut gjerman.  

Fokusi kryesor i këtyre diskutimeve janë çështje që i përkasin hapjes së negociatave të Shqipërisë më BE-në, si dhe çështje të karakterit dypalësh.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00