Mbahet tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri - BE

Konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama dhe Komisionerit për Zgjerimin Hahn:

Mirëdita gjithëve!

radhë parë dua t’ja uroj edhe publikisht mirëseardhjen Komisionerit Hahn. Ta falenderoj për vëmendjen dhe për mbështetjen e posaçme përpjekjen e përbashkët, sepse e tillë është, për kurorëzuar me sukses Reformën Drejtësi përveçse për çuar përpara progresin e qëndrueshëm kemi bërë deri këtu.

Takimi i sotëm i Dialogut Nivelit Lartë e konfirmoi angazhimin e dyanshëm Shqipërisë dhe Komisionit Europian për progresin e bërë drejt stacionit radhës, është çelja e negociatave.

U vunë dukje arritjet e reformave ndikojnë drejtpërdrejtë me përmbushjen e pesë prioriteteve për hapjen e negociatave anëtarësimit.

U konfirmua nga ana jonë vullneti i palëkundur për thelluar reformat, me bindjen se nuk është dhimbja, sakrificat dhe vështirësia sjellin reformat një detyrim ia kemi Brukselit apo ia kemi Bashkimit Europian, por një detyrim ua kemi fëmijëve tanë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

U konfirmua angazhimi ynë për reformën e thellë drejtësisë si reformë kyçe, një process, sigurisht raport me Brukselin, do krijojë kushtet për çelur negociatat, por edhe më e rëndësishme një proces do krijojë kushte për ndërtuar një sistem drejtësie denjë për një vend aspiron një ditë bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

Jemi të bindur që miratimi i reformës në sistemin e drejtësisë është shtegu i duhur për çeljen e negociatave, pasi reforma krijon terrenin e përshtatshëm që të fillojë menjëherë puna e mëtejshme në kuadrin e kapitujve 23 dhe 24, që përkojnë edhe me fillimin e negociatave.

Por nga ana tjetër, kjo reformë do të ketë efekt të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e cilësisë së luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një luftë, ku Komisioni në raportin e vet, komisioneri sot, kanë vënë theksin tek aspekti i dobësisë së ndjeshme në procesin e investigimit dhe të ndëshkimit. Pra, procese që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me sistemin e drejtësisë, përtej punës kolosale dhe të suksesshme që ka bërë qeveria shqiptare nga ana e saj përmes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Nga ana tjetër, ne konfirmuam vullnetin për një proces sa më të hapur, sa më gjithëpërfshirës dhe për një dialog të vazhdueshëm me opozitën në komisionin e reformës, i cili nuk mund të kushtëzohet nga aspekte të politikës së ditës, sado legjitime qofshin ato për një palë apo një palë tjetër.

Si Qeveria shqiptare dhe Komisioni Europian e konsiderojnë Dialogun e Nivelit të Lartë si një urë shembullore në një proces që jo vetëm na krijon kushtet për të ndërvepruar si dy palë, por na krijon kushtet që pala shqiptare në këtë ndërveprim të jetë e larmishme, por e unifikuar në qëllimin madhor që është axhenda kombëtare e integrimit.

Bazuar në eksperiencën shumë pozitive të Dialogut të Nivelit të Lartë, mendoj se nuk është e kotë që sot unë ta ftoj publikisht në sy edhe të mikut tonë të përbashkët Komisionerit Hahn, Partinë Demokratike, lidershipin e saj, që të ulemi në një tryezë dialogu të nivelit të lartë politik mes nesh, pa praninë e çmuar të miqve. Jemi të gatshëm ta dëgjojmë me vëmendje dhe me respekt Partinë Demokratike, sepse unë besoj që ekziston mundësia që të biem dakord që mos dakordësitë tona t’i trajtojmë në mënyrë të civilizuar. Besoj po ashtu që, ekziston mundësia që t’i ndajmë axhendat partiake apo reformat legjitime të një shumice që qeveris nga axhenda kombëtare, ku fatmirësisht nuk ka mospërputhje mes partive, - të paktën asnjë mospërputhje serioze, - kur vjen puna tek rruga e përbashkët e integrimit europian.

Ashtu sikundër besoj se gjuha e kushteve, e kërcënimeve, e kalkulimeve afatshkurtra, që e kanë kthyer debatin politik të ditës në një betejë deklaratash televizive, është e drejtë e çdo pale që ta zgjedhë, por nuk e përjashton mundësinë që ne qetësisht të ballafaqojmë në tryezë pretendimet apo argumentet, sepse në fund të fundit, vendet në kontinentin ku jetojmë dhe në Europën ku duam të integrohemi, nuk dallohen nga sa palët bien dakord me njëra - tjetrën në çdo vend, por nga se sa mosdakordësia mes tyre influencon për mirë ose për keq cilësinë e bashkëjetesës së shoqërisë.

E falenderoj edhe një herë Komisionerin për praninë e tij, e cila këtë herë është një prani më e gjatë, pasi përveç këtij Dialogu të Nivelit të Lartë është edhe takimi i ministrave të jashtëm të rajonit, për të çuar përpara një proces historik për rajonin, që është Procesi i Berlinit dhe për të rritur frymën e shëndetshme të bashkëpunimeve rajonale, gjë për të cilën Komisioneri ka edhe lartësinë e një eksperience të gjatë në aktivitetin e tij në institucionet europiane.

 

Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn:

Faleminderit shumë zoti Kryeministër!

Mund t’ju them vërtet që ishte në fakt një takim produktiv, shkëmbimesh idesh, jo vetëm me Kryeministrin dhe me Qeverinë, por edhe me përfaqësuesit e opozitës. Pra, në fund u bë dhe një debat i gjallë dhe një diskutim. Në fakt kështu duhet të jetë. Duhet të ketë diskutime ndërmjet përfaqësuesve të ndryshëm të partive të ndryshme politike, duke përfshirë dhe shoqërinë civile, por në fund të fundit duhet të jetë e qartë që e ardhmja europiane e Shqipërisë duhet të jetë interesi kombëtar i këtij vendi. Pra, kjo duhet ndjekur gjithnjë me durim, me angazhim me energji, pasi bëhet fjalë për të ardhmen, për këtë perspektivë europiane të vendit dhe vendi do të thotë qytetarët, brezi i ri. Po ashtu do të thotë që duhet t’u japim atyre një mundësi për jetesë më të mirë në të ardhmen.

Ka qënë e rëndësishme që ne pamë se cilat ishin çështjet më urgjente, pra 5 prioritetet kyçe. Më lejoni të them që elementi kyç i kësaj pjese është pikërisht për momentin, reforma në sistemin e drejtësisë. Këtu shumë shpejt na duhen vendimet dhe është e vërtetë që kjo reformë, natyrisht edhe po të krahasohet me çfarë ndodh ne vendet e tjera fqinje është e një shkalle të paprecedentë dhe me një ndikim afatgjatë. Shpresojmë që do të ketë një ndikim pozitiv afatgjatë në situatën e vendit. Shpresojmë që do të ketë një ndikim pozitiv afatgjatë në situatën e vendit, në mënyrë që të ketë po ashtu një udhërrëfyes paraprak, për sa i përket çeljes së negociatave për anëtarësim në BE. Është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme që të ketë një vendim përpara së të fillojë zbatimi i kësaj reforme në drejtësi, gjatë pranverës, në mënyrë që ne të mundemi të bëjmë edhe vlerësimin e parë ku të shihen dhe elementët e parë ligjorë që do të miratohen, por që të shikojmë edhe zbatimin nëse po ecet në drejtimin e duhur. Pra, me pak fjalë, na duhen tani shumë shpejt vendime, në mënyrë që ne të vazhdojmë punën me udhërrëfyesin që kemi në mëndje. Kjo gjë është vendimtare.

Po ashtu, një gjyqësor funksional është tejet i rëndësishëm edhe për qytetarët e vendit dhe natyrisht, prioriteti i parë është ky. Nuk duhet të harrojmë që një gjyqësor funksional është shumë i rëndësishëm edhe për investitorët e huaj, për investimet e drejtpërdrejta që investitorët të vijnë në vend, të krijohen vende pune, të krijohen mundësi. Por, është shumë i rëndësishëm edhe për qytetarët e vendit të cilët janë të gatshëm të investojnë paratë e tyre, që të krijohen kompani të reja dhe vende të reja pune. Të gjitha këto duhet të mbështeten tek një sistem funksional gjyqësor, por duke marrë parasysh këtu dhe respektimin e vendimeve të gjykatave të të gjitha niveleve.

Dëshiroj t’i referohem edhe disa elementëve të tjerë të prioriteteve kyçe, si reforma në administratën publike, e cila ka treguar ndryshime thelbësore në të gjithë sektorët, që do të thotë; përshpejtimi i kuadrit në mbrojtjen e të drejtave themelore, konsolidimi i arritjeve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.

Më lejoni t’ju them që përtej këtyre objektivave të 5 prioriteteve kyçe, ka edhe sfida të tjera, reforma të tjera, të cilat duhen trajtuar dhe dëshiroj që të përmend dy procese ne veçanti; nga njëra anë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe ana tjetër reformën zgjedhore.

Për sa i përket dekriminalizmit, duhet të jemi shumë të qartë, legjislacioni do të zbatohet shpejt dhe në të gjitha nivelet e nevojshme dhe në rast se bëhet në mënyrën e duhur, ky proces mund të fuqizojë, të përforcojë besimin e qytetarëve tek shteti. Dekriminalizimi është kyç për sa i përket konsolidimit të legjitimitetit, integritetit, efikasitetit të të gjithë institucioneve publike.

Ndërsa për sa i përket reformës zgjedhore ne kemi mirëpritur punën teknike, e cila ka filluar po ashtu me Komisionin e posaçëm Parlamentar. Do të këtë zgjedhje të përgjithshme në Shqipëri vitin që vjen dhe për këtë arsye një reformë e besueshme e sistemit zgjedhor duhet të sillet dhe të jetë në përputhje të plotë me të gjitha rekomandimet që kanë mbetur pa u reflektuar të ODIHR-it dhe kjo duhet finalizuar me prioritet. Natyrisht, kemi besim për të gjitha këto iniciativa të cilat kanë filluar dhe ne po i ndjekim, por për sa i përket rrugëtimit drejt BE duhet të jemi të qartë që, kjo duhet të jetë një përpjekje kombëtare.

Pavarësisht opinioneve të ndryshme ndërpartiake, opozita dhe qeveria duhet që të ecin përpara vetëm në një rrugë të vetme, në interesin e qytetarëve shqiptarë dhe, nëse nuk e kam gabim, më shumë se 90% e shqiptarëve duan që Shqipëria sa më shpejt të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian. Ndaj është e qartë që ky është objektivi kryesor dhe askush nuk duhet të fajësojë tjetrin, por të gjithë bashkë duhet të përpiqen që të shikojnë se çfarë është e nevojshme për vendin në mënyrë që të merren vendime. Gjërat nuk duhet të komplikohen më shumë se c’duhet dhe as të vihen kushte për këtë gjë, apo për tjetrën, por të përqendrohemi tek gjërat thelbësore dhe të përpiqemi t’i arrijmë ato.

Çelja e negociatave për anëtarësim në Bashimin Europain është në fakt një datë e vetme për ne, ndërsa për ju pjesa e vërtetë janë negociatat. Pra, ka të bëjë me procesin, sepse kur flasim për hapjen e kapitujve 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, vetëm atëherë ne si BE kemi mundësinë që ta përdorim këtë duke parë angazhimin e vendit, prandaj është e rëndësishme që t’i jepet vendit mundësia që ta fillojë këtë proces dhe ne të shohim angazhimin mbi të.

Faleminderit shumë!

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00