Interes i veçantë për konferencën: Marrëdhëniet Historike dhe Diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës nga viti 1912

Sot, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme u zhvillua konferenca me temë: Marrëdhëniet Historike dhe Diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës nga viti 1912 deri sot”, e organizuar nga një bashkëpunim i shkëlqyer i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës franceze në Tiranë.

Në fokus të kësaj Konference ishin marrëdhëniet mes dy vendeve në përgjatë një shekulli. Kumtesat e personaliteteve në fushat e historisë, kulturës, diplomacisë dhe botës akademike sollën një panoramë të plotë të ecurisë së marrëdhënieve mes dy vendeve, duke filluar me themelimin e Republikës së Korçës deri më sot, ku marrëdhëniet mes dy vendeve, kanë kaluar në një nivel strategjik përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik, që mbulon tashmë të gjitha fushat e bashkëpunimit dypalësh, gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Rama në Paris.

Në këtë kontekst, punimet e konferencës u shoqëruan me një ekspozitë të pasur të arkivave të dy vendeve, e cila pasqyronte gjithë kuadrin e marëdhënieve dypalëshe, në fushën kulturore, politike, arsimore, diplomatike, etj.

Gjithashtu, u ekspozuan botime nga autorë shqiptar dhe francez në periudha të ndryshme dhe një dokumentar mbi e marrëdhëniet me Francën, vend mik dhe mbështetës i vendit tonë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Konferenca u përshëndet nga Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Mirela Harito, Zëvendëministrja e Punëve të Jashtme Odeta Barbullushi, trupi diplomatik, ish-ministra të jashtëm dhe personalitete të botës akademike

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00