Filloi konkursi Colours of Albania

 

‪#ColoursofAlbania‬, mundësia për gjithë, shqiptarë e huaj, tregojnë bukuritë e Shqipërisë nëpërmjet fotografisë.

Nga sot, publikoni fotografitë profilin tuaj  ‪#Instagram‬ me ‪#ColoursofAlbania‬.

Mos harroni, bëni TAG profilin e @ Colours of Albania, si dhe “Check in” vendit ku është shkrepur fotografia.

Gjithashtu, mund t'i vendosni #ColoursofAlbania edhe fotografive keni publikuar parë.

Suksese!

 

 

 

ColoursofAlbania - Diplomacia digjitale veprim

#Çfarë është #ColoursofAlbania?

Fushatë mbarëkombëtare dhe konkurs fotografik mediat sociale për promovimin e Shqipërisë

(Instagram, Facebook, Twitter, Web)

Prezanto me imagjinatë Shqipërinë!

Kjo iniciativë synon prezantimin e imazhit vendit, duke përcjellë anë e mbanë botës ngjyrat e vërteta shoqërisë, qytetet dhe fshatrat mahnitëse, bregdetet dhe pejsazhet e paprekura, si dhe pazaret e kështjellat historike Shqipërisë.

Konkursi #ColoursofAlbania

Tema ështe e lirë, duke përfshirë këtu bashkëjetesën fetare, shoqërinë shqiptare, artin, kulturën, etj. Çdo  javë do publikohet tema faqet e InstagramFacebookTwitter, në faqet e internetit të Telekom Albania, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të përfaqësive shqiptare nëpër botë dhe të institucioneve të tjera publike.

Kohëzgjatja

Promovimi i #ColoursofAlbania do të fillojë më 27 maj 2016 dhe do të zgjasë deri më 31 korrik 2016. Lançimi i fushatës do të zhvillohet në Qendrën e Telekom Albania (Lounge Bar - me kapacitet 150 persona).

Pjesëmarrësit

Konkursi është i hapur për tëgjithë qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë, të apasionuarit pas fotografisë, udhëtimit, artit, kulturës, natyrës, etj.

Bashkëpunëtorë në promovimin e #ColoursofAlbania

Institucionet Publike: Ministria e Kultures, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, AIDA, Bashkia Tiranë.

Personazhe të njohura: Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Kledi Kadiu, Skuadra Kombëtare e Futbollit, Laura Mersini , James Belushi, Elina Duni, Ermal Mamaqi.

  •   

Rregullat

1.Ndiqni imagjinatën tuaj dhe fotografoni bukuritë e Shqipërisë;

2.Publikoni fotografitë në profilin tuaj në instagram me hashtag #CouloursofAlbania;

3.Bëni TAG profilin tonë në Instagram @ColoursofAlbania;

4.Bëni TAG në Facebook @ColoursofAlbania;

5.Mund të dërgoni fotografitë duke bërë “CHECK IN” vendin ku është marrë;

6.Mund të dërgoni fotografitë që keni publikuar muaj më parë, mjafton të vendosni këtë hashtag#ColoursofAlbania.

 

Çmimet
• Vendi i parë;
• Dy vende të dyta;
• Tre vende të treta.

Fituesit do të ftohen të jenë prezentë në ekspozitën e fotografisë dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të iniciativës #ColoursofAlbania.

Fotot fituese do të jenë pjesë e një bookleti që do të shpërndahet në të gjitha përfaqësitë shqiptare nëpër botë dhe do të përdoret si dhuratë simbol i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

#ColoursofAlbania është projekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, mbështetur nga Telekom Albania, dhe synon eksplorimin e temës “Shqipëria është e bukur” nëpërmjet grumbullimit të fotove kreative nga përdoruesit e instagramit dhe mediave të tjera sociale.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00