E-Konsullata në shërbim të qytetarëve shqiptarë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Përfaqësitë Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Shqipërisë lançojnë aplikacionin konsullor 'E-Konsullata'. Ky aplikacion vjen ne kuadër të reformës së ndërmarrë nga MPJ në fushën e shërbimeve konsullore.

Aplikacioni konsullor 'E-Konsullata' mund të shkarkohet në celularin tuaj nga Appstore dhe Playstore në çdo aparat celular apo tabletë që ka akses në internet dhe mund të përdoret kudo, duke shërbyer si një platformë interaktive komunikimi dhe informimi për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen. 

Në aplikacion do të gjeni:

-kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; 

-informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; 

-shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; 

-informacione mbi situatën politike e shëndetsore,  mbi gjuhën, kulturën, besimin, valutën për secilin vend prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata.

Ajo është një portë e drejtpërdrejt komunikimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi nëpërmjet saj mund t'i drejtoheni dhe raportoni në Drejtorinë e Shërbimeve Konsullore te MPJ-së. Nëpërmjet këtij aplikacioni do të gjeni përgjigjen e shumë pyetjeve për shërbimet  që mund të ofrojë Ministria e Punëve te Jashtme dhe selitë diplomatike e konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë, duke shërbyer njëkohësisht dhe si një udhërrëfyes për sigurinë e shtetasve shqiptarë që ndërmarrin udhëtime në çdo vend të botës. 

Ju ftojmë ta shkarkoni aplikacionin në:

App Store - iTunes – Apple: https://itunes.apple.com/bt/app/e-konsullata/id1135893227

Android Apps on Google Play: https://play.google.com/store/apps/details

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00