Dialogu ekonomik dhe financiar midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e Turqisë (ECOFIN)

Me datë 23 maj 2017, u zhvillua në Bruksel dialogu i përvitshëm ekonomik dhe financiar midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e Turqisë (ECOFIN).

 

Në këtë takim pala shqiptare u përfaqësua nga Zëvendësministri i Financave, z. Erjon Luçi dhe Zv. Guvernatorja e  Bankës se Shqipërisë znj. Natasha Ahmetaj. BE u perfaqësua nga vendet anëtare, Komisioni Evropian dhe Banka Qëndrore Evropiane.

 

Dialogu mbi qeverisjen ekonomike me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë synon të përgatisë vendet në pjesëmarrjen e tyre në të ardhmen në koordinimin e politikës ekonomike të BE. Dialogu reflekton procesin e Semestrit Evropian në nivel të BE-së. Pjesëmarrësit rikujtuan angazhimin për të vendosur një paketë të re të politikave udhëzuese për të mbështetur përpjekjet drejt përmbushjes së kritereve ekonomike të Kopenhagenit.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00