Deklarata e ministres së Integrimit Europian Klajda Gjosha vijim publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Europian

Përshëndetje!

Dëshiroj bëj këtë komunikim me ju, për t’i dhënë një informacion edhe gjerë opinionit publik mbi Progres-Raportin, e prezantuar dje nga Komisioni Europian.

Ndaj vlerësimin e Komisionerit Hahn për progresin e qëndrueshëm dhe vazhdueshëm kuadër pesë prioriteteve kyçe, na siguron edhe një herë se qeverisja e vendit është linjë plotë me përparimin e procesit integrimit vendit

Ky Progres-Raport ka sjellë një risi format dhe metodologji, duke dhënë një vlerësim konkret mbi arritjet për çdo prioritet dhe njëkohësisht, duke shpjeguar qartë, punën duhet bërë për përmbushjen e çdo prioriteti kyç, deri hapjen e negociatave.

Unë dëshiroj vlerësoj edhe një herë, arritjet e cituara Progres-Raport kryesisht kanë bëjnë me zgjedhjet lokale qershorit 2015, duke i cituar ato si pa incidente.

Progres është shënuar përsa i përket funksionimit parlamentit, veçanti duke përmirësuar transparencën për hartimin e ligjeve, si dhe gjithëpërfshirjen procesin legjislativ.

Progres i mirë dhe i moderuar është bërë drejtim krijimit një kuadri institucional bashkëpunimit dhe konsultimit me shoqërinë civile.

Progres i mirë, i moderuar është arritur fushat nën prioritetin 1, reforma administratën publike, veçanti me miratimin e strategjisë për reformën gjithëpërfshirëse dhe me miratimin e Kodit ri për Procedurat Administrative.

Progres është arritur vitin e fundit përsa i përket sistemit gjyqësor, prioriteti 2, konkretisht, me krijimin nëntor, komisionit posaçëm parlamentar për reformën drejtësi, i cili po përgatit dhe udhëheq procesin një reformë gjithëpërfshirëse.

Vendi ka arritur nivel përgatitjen për luftën kundër korrupsionit, prioriteti 3. Progres është arritur gjatë viti kaluar, sidomos me miratimin e strategjisë antikorrupsion, si dhe Planit Veprimit.

Vendi ka arritur nivel përgatitjen për luftën kundër krimit organizuar, prioriteti 4. Progres është arritur gjatë vitit kaluar, duke rritur bashkëpunimin policor ndërkufitar, si dhe luftën kundër drogës.

Përsa përket prioritetit 5, kuadri ligjor për mbrojtjen e drejtave njeriut, është gjerësisht linjë me standardet europiane. Vendi ka gjithashtu një nivel përgatitjeje lidhje me lirinë e shprehjes dhe ka pasur progres edhe gjatë vitit kaluar.

Reformat e qeverisë po ndihmojnë gjithashtu ekonominë e vendit dhe shkojnë njëjtë linjë me mbështetjen e dhënë dje, edhe nga FMN për Shqipërinë.

Pikërisht për kriterin ekonomik citohet Progres-Raport: “Përsa i përket zhvillimit një ekonomie tregu funksionale, përgatitjet e Shqipërisë për anëtarësim janë një fazë moderuar. Qeveria tregoi vullnet fortë për kryer reformat.” Sigurisht, këtu citohen dy reformat rëndësishme, siç ishte reforma e pensioneve dhe ajo për përmirësimin e situatës sektorin energjetik, duke zbatuar politika përmirësuan stabilitetin makroekonomik një mjedis politik me sfida mëdha.

Shqipëria njëjtën kohë është vlerësuar edhe për bashkëpunimin rajonal, duke e cilësuar vendin si partner konstruktiv rajon, duke ndërtuar marrëdhënie bilaterale solide me vendet e tjera rajonit, cilat aspirojnë jenë pjesë e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, në çështjet thelbësore të BE është shumë e rëndësishme të bëjmë këtu, një krahasim mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, sidomos atyre vendeve që sot negociojnë me Bashkimin Europian dhe në këto çështje thelbësore që kanë të bëjnë me zbatimin e shtetit të së drejtës, zbatimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Shqipëria është në një nivel të përafërt të vendeve, të cilat negociojnë me Bashkimin Europian. Ky është një tregues i fortë se Shqipëria po adreson me fokus të plotë çështjet themelore të ngritura nga Bashkimi Europian, të cilat më vonë do të lehtësojnë edhe punën tonë për të arritur në etapën tjetër, siç është hapja e negociatave.

Por dua të ndaj me ju se pavarësisht të gjitha arritjeve që janë folur dje nga Komisioni Europian, janë prezantuar dje dhe po prezantohen nga unë sot, ne do të bëjmë një analizë të plotë të të gjitha rekomandimeve të dala nga ky Progres-Raport. Patjetër, ne jemi shumë të vetëdijshëm që vendi ka shumë për të bërë, duke filluar këtu me reformën në drejtësi, që do të jetë edhe kryefjala e punës tonë. Ka nisur muaj më parë dhe do të vijojë deri në përfundimin e kësaj reforme, sepse kjo do të jetë kyçe për t’i dhënë zgjidhje edhe prioriteteve të tjera, që janë çështjet e korrupsionit, të krimit të organizuar apo çështjes së pronës. Një çështje kjo e fundit aq e përmendur në të gjitha Progres-Raportet për Shqipërinë edhe gjatë viteve të kaluara, zgjidhja e së cilës do t’i japë hov edhe përthithjes të sa më shumë investimeve të huaja në vend dhe gjithashtu do të hapë rrugën edhe për fazën tjetër të vendit, atë të hapjes ë negociatave.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00