Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje të veçantë fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit, që do të zhvillohen më 3 mars 2019. Këto janë zgjedhjet e para pas krijimit të Komunës së pavarur të Tuzit, çka përbën një zhvillim të rëndësishëm në përmbushjen e një kërkese legjitime të popullsisë shqiptare të kësaj zone. Shprehim bindjen se procesi zgjedhor do të jetë konform standardeve më të mira ndërkombëtare.

Bashkimi i partive kryesore shqiptare në aleancën parazgjedhore “Forumi Shqiptar” nën moton “Malësia na Bashkon” përbën një hap të mençur dhe patriotik drejt maksimalizimit të votave të shqiptarëve në komunën e Tuzit. Tashmë është momenti historik që shqiptarët e Tuzit e të Malësisë, me ndihmën e vyer të bashkatdhetarëve të Diasporës, të marrin mbi vete përgjegjësitë e drejtimit të Komunës. Prandaj ky koalicion, si shembull i bashkimit të faktorit politik shqiptar, meriton konsoderatë të veçantë dhe mbështetje të fuqishme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vë në dukje se shqiptarët e Malit të Zi kanë dhënë një kontribut të veçantë në proceset më të rëndësishme të vendit, që nga pavarësia dhe deri tek anëtarësimi i Malit të Zi në NATO. Shqiptarët edhe në të ardhmen do të mbeten një faktor i rëndësishëm në përparimin e Malit të Zi dhe një urë e fortë lidhëse mes dy vendeve mike.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00