Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi miratimin nga Parlamenti grek të Marrëveshjes së Prespës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek si një kontribut kyç për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin euro-atlantik të gjithë rajonit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vlerëson këtë fitore të diplomacisë, e cila vjen edhe falë kontributit të patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoni.

Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht hapat e mëtejshëm proceduralë drejt zbatimit të plotë e të gjithanshëm të Marrëveshjes së Prespës.

Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës i arritur sot në Parlamentin grek çon drejt zgjidhjes përfundimtare të një mosmarrëveshjeje gati tridhjetë vjeçare mes dy fqinjëve tanë, duke konsoliduar edhe më tej të ardhmen euroatlantike të Evropës Juglindore.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00