Cakaj-Osmani: Sinergji dhe aksion i përbashkët për fazën e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian

Në kuadër të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani.

Biseda u përqendrua kryesisht tek perspektiva e përbashkët evropiane e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe tek shkëmbimi i eksperiencave në fazën përgatitore të negociatave të anëtarësimit në BE.

Në takim u diskutua edhe për projekte të përbashkëta dypalëshe apo rajonale në kuadër të integrimit, si mënyra më e mirë për të përshpejtuar perspektivën e përbashkët evropiane

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00