Cakaj -Le Drian: Franca vlerëson reformat e ndërmarra nga Shqipëria të cilat mundësojnë avancimin e saj drejtë BE-së

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Jean Yves Le Drian gjatë Ministerialit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Gjatë këtij takimi Ministri në Detyrë Cakaj e njohu Ministrin Le Drian me progresin e reformave në pesë prioritetet në Shqipëri dhe me pritshmëritë tona për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Komisionit në maj dhe vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave në qershor.

Ministri në Detyrë Cakaj shprehu vendosmërinë e autoriteteve tona për të vijuar me ritëm të shpejtë, ngritjen dhe konsolidimin e insititucioneve më të larta të drejtësisë, si dhe reformat e tjera të domosdoshme për shtetin e së drejtës. Ai renditi si arritje me impakt tepër pozitiv hapat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nga ana e tij Ministri i Jashtëm francez Le Drian theksoi se reforma në fushën e drejtësisë është një ndërmarrje tepër pozitive ku Shqipëria ka bërë një avancim të kënaqshëm që do të ndikojë më së miri në krijimin e një strukture të pavarur e profesionale të Drejtësisë si dhe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e hapjes së negociatave.

Ministri francez vlerësoi gjithashtu masat e marra nga Shqipëria për zvogëlimin e numrit të azil kërkuesve shqiptarë në Francë, numër i cili është ulur në mënyrë të ndjeshme nga 2017 në 2018. Ai vlerësoi entuziazmin dhe seriozitetin e autoriteteve tona për të vijuar me të njëjtin ritëm, transformimin e sistemit të drejtësisë.

Ministrat ndanë gjithashtu mendimin për situatën në  Lindjen e mesme dhe diskutuan edhe për angazhimet respektive, në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut ashtu edhe në kontributin e dhënë për ndërtim kapacitetesh në vendet partnere përreth hapësirës Euro-Atlantike.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00