Bushati: Të rinjtë janë oponentët dhe përfituesit më të mëdhenj të procesit të integrimit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri zhvilluan Konferencën "Së bashku drejt Bashkimit Evropian: Njohja e përvojës së shkuar dhe krijimi i partneriteteve për të ardhmen". Konferenca ishte e konceptuar në dy panele: “Njohja e përvojës së shkuar” dhe “Krijimi i partneriteteve për të ardhmen”.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati nënvizoi se për Shqipërinë projekti evropian është në thelb një projekt bashkimi brenda vetes. Sipas tij, projekti evropian është projekti, të cilin shumica dërrmuese e shqiptarëve e shohin si projektin e paqes, sigurisë, mirëqenies, por mbi të gjitha e shohin si projektin e një qeverisje demokratike për ta.

Për kreun e diplomacisë shqiptare projekti evropian përkon jo vetëm me modernizimin dhe transformimin e shoqërisë sonë por edhe me konsolidimin e identitetit tonë evropian si komb.

Ish-ministrat e  shtetit për integrimin dhe ish-ministra integrimi të ftuar në këtë tryezë, si Sokol Nako, Paskal Milo, Ermelinda Meksi, Majlinda Bregu dhe Klajda Gjosha diskutuan mbi përvojën e tyre në rrugën e integrimit evropian dhe ndanë bindjen se ky proces është i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët përtej çdo përkatësie politike.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nisi sot diskutimin me përfaqësues të shoqërisë civile të Platformës së Partneritetit për anëtarësimin në BE. Ky është një hap i parë në serinë e aktiviteteve të shumta që do të ndërmerren për të garantuar pjesëmarrjen e qenësishme të të gjithë aktorëve në këtë proces.

MEPJ synon që kjo platformë të garantojë vijimësi, gjithpërfshirje dhe përgjegjësi përtej binomit qeveri-opozitë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00