Bushati në SEECP: Shqipëria po përmbush kushtet për çeljen e negociatave

Në kuadër të vizitës në Slloveni, Ministri Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore. 

 

Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati falenderoi palën sllovene për mbështetjen e saj të pakushtëzuar në procesin e Integrimit të Shqipërisë dhe rajonit.

 

Më tej, Ministri Bushati nënvizoi tre rreziqet imediate që i kanosen rajonit. "Rreziku i parë është që zgjerimi mos të konsiderohet më si objektiv parësor i përbashkët, rreziku i dytë është që rritja e bashkëpunimit politik në rajon të mos ketë impakt konkret në jetën e qytetarëve tanë; ndërsa rreziku i tretë ka të bëjë me tendencën e re për të sakrifikuar shtetin ligjor në altarin e stabilitetit", tha Bushati. 

 

Krahas bisedimeve për ritmin dhe cilësinë e procesit të integrimit, Ministri Bushati u shpreh se "ka ardhur koha që ky proces të ketë një kalendar dhe afate".

 

Përgjatë konferencës ministrore, në një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, Ministri Bushati shprehu besimin se progresi i Shqipërisë në zbatimin e reformës në drejtësi dhe prioritetet e qarta te qeverisë së re shqiptare në fushën e integrimit, krijojnë kushtet të mira për çeljen e negociatave për anëtarësim

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00