Bushati-Hahn: të jetësojmë angazhimet e Samitit të Triestes për Zonën Ekonomike të Rajonit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon axhendën e takimeve në New York, në kuadër të punimeve të Sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ministri Bushati mori pjesë në një mëngjes pune të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi mbi zbatimin e angazhimeve të marra në Samitin e Triestes, në mënyrë të veçantë Planin e Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe diskutimeve në takimin vijues të organizuar nga Kryeministri Rama me kryeminstrat e rajonit në muajin gusht në Durrës.

Ministri Bushati vlerësoi rolin dhe angazhimin e Komisionerit Hahn për të jetësuar Zonën Ekonomike Rajonale, të cilën, theksoi ai, ne e shohim si një rrugë lehtësuese të projektit tonë evropian. Ajo nuk mund të jetë projekt alternativ e për më pak zëvendësues.

Bushati vlerësoi raportin mbi gjendjen e Unionit të Presidentit Junker dhe vuri theksin në perspektivën e qartë të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për strukturimin e bashkëpunimit rajonal, i cili është zgjeruar ndjeshëm në vitet e fundit, Bushati theksoi rëndësinë e një shpërndarjeje të drejtë dhe të ndershme të selive të organizatave rajonale në të gjitha vendet. Ai theksoi gjithashtu nevojën e një kalendarizimi të aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor, në të gjitha nivelet.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00