Bruksel: Zhvillohet takimi shpjegues per Kapitullin 11 "Shoqeria e informacionit dhe media"

Në datat 20-21 nëntor 2019 u mbajt në Bruksel Takimi Shpjegues për Kapitullin 11 të acquis “Shoqëria informacionit dhe media”. Komisioni Evropian u prezantoi delegacioneve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut direktivat, rekomandimet, aktet ligjore, dhe politikat e BE-së lidhur me funksionin e tregut të përbashkët dixhital, politikat e komunikimit elektronik, mbrojtjen e konsumatorit, aspektet e standartizimit, rregullat e funksionimit të roaming brenda zonës së unionit, rregullimi për aksesin dhe ndërlidhjen, politikat e spektrit të radios, komunikimi satelitor mobile, inteligjenca artificiale, sistemi 5G dhe kibernetika, siguria në sistemin e rrjetit dhe informacionit.
 
Gjithashtu, institucionet shqiptare gjetën me interes infomacionet e ekspertëve lidhur me politikat audiovizuale dhe mediat si dhe direktivat në këtë drejtim, pozicionimin e BE në OBT në raport me produktet audiovizuale, të drejtën e autorit, mbrojtjen e trashëgimisë së filmit, shërbimet e shoqërisë së informacionit, të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik, mbrojtjen e të miturve etj.   

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00