Bruksel: Zëvendësministri Sokol Dedja kryeson takimin shpjegues me BE-në për Kapitullin 27 – Mjedisi si pjesë e procesit screening

U zhvillua në Bruksel takimi shpjegues i legjislacionit të BE-së për kapitullin e 27 të negociatave të anëtarësimit “Mjedisi”. Ky ishte takimi i radhës shpjegues i zhvilluar me Komisionin Evropian si pjesë e procesit screening për negociatat e anëtarësimit.

Delegacioni shqiptar në këtë takim u kryesua nga Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja, dhe Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Cuci, Misioni i Shqipërisë në Bruksel si dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si bashkërendues në këtë kapitull.

Fillimi i këtij procesi vjen në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në qershor 2018, i cili përcaktoi rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe autorizoi Komisionin për fillimin e punës përgatitore për vlerësimin analitik të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, delegacioni shqiptar u njoh me aktet ligjore dhe politikat kryesore të Bashkimit Evropian. Agjenda e takimit konsistonte në prezantimin e kuadrit ligjor mbi standardet e cilësisë së ajrit, trajtimin e ujërave të zeza urbane, regjistrimi, vlerësimi, autorizimi dhe kufizimi i kimikëve (REACH), direktiva e nitrateve si dhe infrastruktura për Informacionin Hapësinor në Komunitetin Evropian.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe institucioni lider për këtë kapitull, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me grupet respektive të punës, në analizë të agjendës së takimit, kishte identifikuar institucionet kontribuuese në këtë proces, si dhe përgatitur analizën paraprake ligjore së bashku me pyetjet teknike lidhur në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit.

Në etapën e radhës, në takimin bilateral, Shqipërisë i kërkohet të paraqesë nivelin e përafrimit e të zbatimit të legjislacionit të saj me acquis të Bashkimit Evropian, si dhe planet e strategjitë e saj për këtë qëllim.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00