BE dhe SHQIPERIA

 

Integrimi

Procesi i integrimit Bashkimin Evropian, duke qenë objektivi madhor kombëtar, është aksioni politik kryeson aghendën e qeverisë shqiptare. Me vetëdijen se integrimi i vendit BE është rruga me efikase për demokratizimin e shpejtë tijqeveria po ndërmerr hapa konkrete përmbushjen e reformave kyçe, nga cilat varet marrja e statusit vendit kandidat dhe me tej, hapja e negociatave për anëtarësim. Procesi i integrimit është një moment tejet rëndësishëm dikton konkretizim, dialog e partneritet, ndaj po punohet me seriozitet përmbushjen e detyrimeve vendosura.

 

Ne synojmë aplikojmë një linjë shumëplaneshe bashkëpunimi me bindjen se shkalla e suksesit procesin e integrimit, matet nga zbatimi i reformave, përfshirja vendimmarrje e gjithë aktorëve kryesore, opozitës, shoqërisë civile, biznesit, grupeve interesit. Ne besojmë një marrëdhënie korrekte e hapur me partnerët tanë ndërkombëtarë na asistojnë prej vitesh, profesionalisht dhe financiarisht. Duhet fitojmë kohë duke shpejtuar hapat drejt finalizimit një procesi besojmë se do forcojë shtetin e drejtës dhe do përmirësojë jetën e qytetarëve shqiptare.   

 

Kronologjia e marrëdhënieve Shqipëri-BE

25.10.2018

Mbahet takimi i 9-të i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri

Komiteti i Stabilizim-Asociimit paraqiti një mundësi për të vlerësuar progresin e Shqipërisë në fusha të ndryshme të bashkëpunimit, veçanërisht në sundimin e ligjit, administratën publike, tregtinë, zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe peshkimin, industrinë, tregun e brendshëm, shoqërinë e informacionit, politikat sociale, transportin, energjinë dhe mjedisin.

 26.06.2018
 
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miratoi konkluzione mbi procesin e stabilizimit dhe asocimit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë  Shqipërinë. Këshilli iu përgjigj pozitivisht rekomandimit të Komisionit mbi progresin e Shqipërisë dhe përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit me vendin tonë në qershor 2019.
 

17.04.2018

Komisioni Europian publikon Paketën e Zgjerimit

Komisioni rekomandoi që Këshilli të vendosë hapjen e negociatave të anëtarësimit me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë tani Maqedonia e Veriut dhe Shqipërinë, në dritën e progresit të arritur, duke ruajtur dhe thelluar momentit aktual të reformës. Për Shqipërinë, përparimi do të jetë vendimtar në sundimin e ligjit, në veçanti në të gjitha pesë prioritetet kyçe të reformës dhe vazhdimin e ofrimit të rezultateve konkrete dhe të prekshme, në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetingu).
 
6.02.2018
 
Strategjia e BE për Ballkanit Perëndimor
 
'Një perspektivë e besueshme e zgjerimit dhe angazhim i shtuar i BE-së me Ballkanin Perëndimor', duke konfirmuar të ardhmen evropiane të rajonit si një investim gjeostrategjik në një Evropë të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar bazuar në vlerat e përbashkëta.
 

09.11.2016

Komisioni Europian publikon Paketën e Zgjerimit 2016.

Në dritën e progresit të arritur mbi prioritetet kyçe dhe subjekt i progresit të prekshëm dhe të besueshëm në implementimin e reformës së drejtësisë, në veçanti për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve (procesi i vetingut), Komisioni rekomandon hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

 

07-08.11.2016

Në Bruksel zhvillohet takimi i 11 të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri.

 

08.09.2016

Zhvillon punimet Takimi i 8-të i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së / Bruksel

 

09.06.2016

Takimi i 7-të i Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri zhvillohet në Tiranë

 

19-20.05.2016

Zhvillohet në Tiranë Takimi i 10-të i Komitetit Parlamentar BE-Shqipëri  

 

30.03.2016

Mbahet tryeza e 6-të e Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri / Tiranë

 

8-9 nëntor 2015
Zhvilohet takimi i 9 -të i Komitetit Parlamentar Stabilizim Asociimit, BE- Shqipëri / Bruksel

 

18 maj 2015
Zhvillohet Bruksel takimi i shtatë i Këshillit Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri

 

24 mars 2015

Zhvillohet tryeza e V-të e Dialogut Nivelit Lartë politik Shqipëri-BE / Tiranë

 

20 mars 2015
Zhvillohet Komiteti i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri / Bruksel

 

16-17 mars 2015
Zhvillohet Takimi i VIII i Komitetit Parlamentar Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri / Tiranë

 

29.09. 2014

Zhvillohet takimi i katërt i Nivelit Lartë Shqipëri – BE.

 

24.06.2014

Shqipëria merr statusin e vendit kandidat. 28 ministrat e Jashtëm  vendeve anëtare  Bashkimit Europian vendosin unanimisht pro statusit për Shqipërinë .

 

24.06. 2014

Zhvillohet takimi i tretë  i Dialogut Nivelit   lartë  Shqipëri – BE.

 

6.03.2014

Zhvillohet takimi i dytë i dialogut nivelit lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku merr pjesë dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, cilit i dorëzohet udhërrëfyesi për 5 prioritetet. këtë udhërrëfyes gjenden mënyrë detajuar gjitha hapat konkrete qeveria po ndërmerr përmbushjen e 5 prioriteteve.

11.11.2013

Lançohet dialogu i nivelit lartë për prioritetet kyçe Shqipëri - Komisioni Evropian, ku marrin pjesë përfaqësues qeverisë, institucioneve pavarura dhe opozitës

16.10.2013

Nisur nga progresi i arritur, Komisioni Evropian i rekomandon Këshillit dhënien e statusit vendit kandidat Shqipërisë me dakortësinë vendi vazhdojë ndërmarrë veprime luftën kundër korrupsionit. Ky rekomandim përfshihet Strategjinë e Zhvillimit dhe Sfidat Kryesore 2013-2014. 

10.10.2012

Komisioni Evropian rekomandon dhënien e statusit vendit kandidat për Shqipërinë me kusht miratimin e masave kyçe fushat e reformës gjyqësore dhe administratës publike dhe rishikimit rregullores Parlamentit.

21.03.2012

mbledhjen e Komitetit Ndërministror Integrimit miratohet Plani i Veprimit rishikuar për plotësimin e rekomandimeve Opinionit Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim BE 

Dhjetor 2011

Fillon puna për rishikimin e Planit Veprimit për plotësimin e rekomandimeve Opinionit.

10/06/2011

Miratohet Plani i Veprimit për plotësimin e rekomandimeve Opinionit Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim BE.

15/12/2010

Hyn fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë udhëtojnë vendet e zonës Schengen.

9/11/2010
Miratohet Opinioni i Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim BE.

08/11/2010

Ministrat e Brendshëm Vendeve Anëtare Bashkimit Evropian Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve Brendshme miratojnë heqjen e regjimit vizave me Shqipërinë.

23/06/2010          

Komisioni  i Jashtëm i Parlamentit Evropian miraton rezolutën për heqjen e vizave me Shqipërinë.

10/06/2010   

Qeveria shqiptare përfundon dorëzimin e përgjigjeve për pyetjet shtesë Pyetësorit Komisionit Evropian.

 27/05/2010       

Komisioni Evropian propozon heqjen e vizave për qytetarët e Republikës Shqipërisë cilët janë pajisur me pasaporta biometrike, brenda vjeshtës vitit 2010.

12/05/2010       

Komisioni Evropian i paraqiti qeverisë shqiptare pyetjet shtesë Pyetësorit

11/05/2010      

Mblidhet Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri Bruksel.

06/05/2010          

Komisioni Evropian njofton qeverinë shqiptare mbi organizimin e misioneve verifikimit terren kuadër hartimit Opinionit (Avis) për statusin e vendit kandidat

14/04/2010        

Kryeministri i Republikës Shqipërisë, z. Sali Berisha dorëzon Bruksel, përgjigjet e Pyetësorit Komisionit Evropian.

12/03/2010     

Komiteti i Stabilizim- Asociimit zhvillon Tiranë mbledhjen e tij parë.

16/12/2009              

Mbërrin Tiranë Pyetësori i Komisionit Evropian.

16/11/2009             

Këshilli i Ministrave BE-së miraton kërkesën për anëtarësim Shqipërisë.

12/11/2009              

Parlamenti Evropian miraton raportin e eurodeputetes Tanja Fajon, lidhur me  liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.        

28/04/2009          

Dorëzohet aplikimi për anëtarësim BE. 

01/04/2009            

Hyn ne fuqi Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit

01/2008                    

Nënshkruhet marrëveshja e lehtësimit lëshimit  vizave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Kjo Marrëveshje nuk është e vlefshme për Mbretërinë e Bashkuar Britanisë Madhe dhe Irlandës Veriut, Irlandën, Mbretërinë e Danimarkës, Republikën e Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë. Marrëveshja përcakton një numër procedurash thjeshtësuara për nxjerrjen e vizave

11/07/2008             

Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit ndërmjet Republikës Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve tyre Anëtare ratifikohet nga 25 shtete anëtare: Letonia (26 tetor 2006), Sllovenia (12 shkurt 2007), Sllovakia (15 shkurt 2007),  Polonia (15 mars 2007),  Suedia (21 mars 2007),  Hungaria (23 prill 2007),  Spanja (12 maj 2007),  Lituania (17 maj 2007),  Irlanda (31 maj 2007),  Luksemburgu (4 korrik 2007), Britania e Madhe (16 tetor 2007), Italia (16 tetor 2007), Estonia (18 tetor 2007), Hollanda (26 Nëntor 2007), Finlanda (29 Nëntor 2007), Malta (21 prill 2008), Danimarka (24 prill 2008), Republika Çeke (6 maj 2008), Austria (21 maj 2008), Qipro (31 maj 2008), Belgjika (25 qershor 2008), Portugalia (11 Korrik 2008).

05/09/2007             

Miratohet me VKM nr. 557 Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2007-2012. 

01/12/2006             

Hyn fuqi “Marrëveshja e Përkohshme ndërmjet Republikës Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar”.                     

06/09/2006             

Parlamenti Evropian voton pro rezolutës për ratifikimin e  Marrëveshjes  Stabilizim-Asociimit e cila i hap rrugë ratifikimit MSA-së nga 27 vendet anëtare BE-së.

27/07/2006             

Parlamenti i Republikës Shqipërisë ratifikon “Marrëveshjen e Përkohshme ndërmjet Republikës Shqipërisë, Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar”, si dhe “Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit ndërmjet Republikës Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe  Shteteve tyre Anëtare”.

17/07/2006             

Këshilli miraton një rregullore duke krijuar një instrument ri për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA). Ky instrument i vetëm financiar thjeshtëzon dhe projekton ndihmën e jashtme BE-së  gjatë periudhës para-anëtarësimit. IPA ka zëvendësuar instrumentet ekzistuese (PHARE, SPA, SAPARD, CARDS) prej 1 Janar 2007.

07/2006                    

Miratohet Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim- Asocimit.

12/06/2006             

Luksemburg, Këshillin e Çështjeve Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë, nënshkruhet Marrëveshja e  Stabilizim- Asociimit dhe Marrëveshja e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar.

02/2006                    

Tiranë siglohet Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit.

14/04/2005             

Luksemburg nënshkruhet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri-BE

12/2005                    

Këshilli Evropian miraton vendimin për parimet e një Partneriteti Rishikuar për Shqipërinë.

6/2004                      

Këshilli Evropian miraton raportin e Partneritetit Evropian dhe i propozon Republikës Shqipërisë hartimin e një Plani për adresimin e prioriteteve këtij dokumenti.

5/2004                      

Bashkimi Evropian lançon programin TAIEX për harmonizimin e legjislacionit për vendet e përfshira procesin e Stabilizim-Asociimit.

12/2003                    

Siglohet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri/BE.

21/06/2003             

Samiti i Selanikut i ashtuquajtur Zagreb II konfirmon perspektivën për aderim BE vendeve rajonit dhe i hap rrugë shfrytëzimit instrumenteve përdorur vendet e tjera anëtare.

02/2003                    

Nis raundi i Parë i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

31/01/2003             

Çelen negociatat zyrtare gjatë vizitës Presidentit Komisionit Evropian Romano Prodi.

21/10/2002             

Këshilli i Çështjeve Përgjithshme miraton projekt-direktivën për negocimin e një MSA-je dhe vendos hapjen e negociatave për nënshkrimin e një MSA-je me Shqipërinë

06/2001                    

Këshilli i Ministrave BE-së miraton raportin e Komisionit Evropian mbi progresin e bërë nga Shqipëria dhe i kërkon Komisionit përgatitjen e projekt-direktivës për negocimin e një Marrëveshjeje Stabilizim- Asociimi (MSA). Krijohet grupi Konsultativ BE-Shqipëri

2001                          

Viti i parë i zbatimit Programit CARDS për vendet e PSA.

11/2000                    

Samiti i Zagrebit. Intensifikimi i bashkëpunimit BE-Shqipëri.

6/2000                      

Këshilli Evropian i Feiras parashikon se vendet e PSA janë “kandidate potenciale” për anëtarësim BE. 

5/2000                      

Komisioni Evropian prezanton Programin CARDS për vendet e Evropës Juglindore periudhën 2000-2006. 

2000                          

Produktet nga Shqipëria përfshihen hyrjet pa doganë tregun e BE-së.

1/2000                      

Miratohet Raporti i Fizibilitetit nga Këshilli i Çështjeve Përgjithshme.

1999                          

Shqipëria përfshihet Shqipëria Regjimin Autonom Preferencial.

11/1999                    

Miratohet nga Komisioni studimi i fizibilitetit.

9/1999                      

Fillon studimi i zbatueshmërisë (fizibilitetit) për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

5/1999                      

BE propozon iniciativën e re: Procesi i Stabilizim-Asociimit (PSA). Shqipëria pjesë e PSA. Përfitimi nga programi CARDS (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim). 

1997                          

Këshilli i Çështjeve Përgjithshme Bashkimit Evropian miraton përqasjen rajonale për vendet e rajonit, me anë cilës BE përcakton kushtet politike dhe ekonomike për zhvillimin e mëtejshëm marrëdhënieve dypalëshe

1992                          

Nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit. Përfitimi nga Programi PHARE.

1991                          

Vendosen marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Komuniteti Ekonomik Evropian.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00