
Ambasadorja Janina vizitoi ditën e shtunë shkollën shqipe “Faik Konica” në Namur, e cila edhe në këto kohë të vështira të pandemisë, vijon të mbajë hapur dyert dhe t’u transmetojë femijëve shqiptarë dashurinë për gjuhën shqipe.
Shpresojmë që librat e dhuruara nga Qendra për Botim e Diasporës t’ua rrisin më shumë dëshirën dhe vullnetin për mësim.
Një surprizë e bukur ishte dhe takimi me klasën e të rriturve, shtetas belgë që mësojnë gjuhën shqipe, disa prej tyre me origjinë shqiptare si Xhevahiri dhe vajza e tij Elisa që gjuhën që i kanë trashëguar të parët e tyre, ta ruajnë ndër breza.