Bruksel: Zhvillohet takimi përgatitor i Komitetit të Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian

U zhvillua në Bruksel, takimi  përgatitor i takimit te Komitetit të Stabilizim- Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Takimi u kryesua nga bashke kryetari i Komitetit të Stabilizim- Asocimit BE- Shqipëri, z. Manolis Kefalogiannis. 

 

Pala shqiptare u përfaqësua nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, Suela Janina. Të pranishëm ishin edhe  Zëvendës Përgjegjës i Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën në DG NEAR, Georg Ziegler dhe Përgjegjëse e Njësisë për Ballkanin Perëndimor në EEAS, Elsa Fenet. 

 

Ky takim ishte një mundësi e mirë për realizmin e shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe marrëdhëniet e saj me BE-në.

 

Ambasadore Janina shprehu mirënjohjen për përkrahjen e pakursyer dhe ndihmesën e solidaritetin e treguar nga ana e BE-së në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, pas tërmetit që përfshiu vendin.

 

Për sa i përket rrugëtimit evropian të Shqipërisë, Komisioni ka përsëritur  pozicionin e tij duke u shprehur se vendimi i mos hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte zhgënjyes dhe se prioriteti dhe perspektiva për rajonin mbeten të pandryshueshme. Hapja e negociatave dhe diskutimet mbi strukturën e zgjerimit të BE-së mund të ecin në paralel. Çështja e zgjerimit duhet të vihet menjëherë në tavolinë për t’u diskutuar përpara Samitit të Zagrebit, në maj 2020. 

 

Delegacioni mirëpriti arritjet e reformave të ndërmarra nga Shqipëria në të gjitha fushat, duke përfshirë reformën gjyqësore dhe theksoi rëndësinë e konsolidimit të mëtejshëm të reformave.

Postal Address

Mission of Albania
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00