Articles

Bruksel: Zhvillohet takimi i 11-të i Nën- Komitetit të Çështjeve të Bujqësisë dhe Peshkimit të MSA-së, BE-Shqipëri

Albanian

Në datën 6 dhjetor 2019, u zhvillua në Bruksel takimi i 11-të i Nën-Komitetit të Çështjeve të Bujqësisë dhe Peshkimit të MSA BE-Shqipëri. Përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe Shqipërisë diskutuan nivelin e zbatimit të MSA-së dhe përafrimin e legjislacionit tonë me acquis të BE-së në fushën e bujqësisë dhe peshkimit, përfshirë çështjet e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe ato fitosanitare.

Bruksel: Zhvillohet takimi përgatitor i Komitetit të Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian

Albanian

U zhvillua në Bruksel, takimi  përgatitor i takimit te Komitetit të Stabilizim- Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Takimi u kryesua nga bashke kryetari i Komitetit të Stabilizim- Asocimit BE- Shqipëri, z. Manolis Kefalogiannis. 

 

Pala shqiptare u përfaqësua nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, Suela Janina. Të pranishëm ishin edhe  Zëvendës Përgjegjës i Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën në DG NEAR, Georg Ziegler dhe Përgjegjëse e Njësisë për Ballkanin Perëndimor në EEAS, Elsa Fenet. 

 

Bruksel: Zhvillohet takimi shpjegues per Kapitullin 11 "Shoqeria e informacionit dhe media"

Albanian

Në datat 20-21 nëntor 2019 u mbajt në Bruksel Takimi Shpjegues për Kapitullin 11 të acquis “Shoqëria informacionit dhe media”.

Parlamenti Evropian i akordon çimimin "Kryebashkiaku më miqësor me Romët" Bashkisë Roskovec

Albanian

Në datën 19 nëntor 2019, u mbajt në Parlamentin Evropian ceremonia e ndarjes së çmimeve për: “Kryebashkiaku më miqësor me Romët”. Evenimenti u organizua në kuadër të projektit “Iniciativa e Përbashkët për fuqizimin e shoqërisë civile Rome në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”, drejtuar nga Roma Activ Albania në bashkëpunimim me ERGO Network, financuar nga Bashkimi Evropian.

Bruksel: Zhvillohet takimi i 10-të i Komitetit të Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian

Albanian

Në datën 14 nëntor 2019, u zhvillua në Bruksel takimi i 10-të i Komitetit të Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Takimi u bashkëkryesua nga znj.Michela Matuella, Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerimin të Komisionit Evropian dhe z.Sokol Dedja, Zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Colours of Albania 2019” nën moton: “Shqipëria dhe zhvillimi urban”, fotot që i dhanë shpirt një vendi që nuk resht kurrë duke na befasuar!

Albanian

U zhvillua, në ambientet e Pallatit të Brigadave, aktiviteti përmbyllës i edicionit të 5-të të konkursit “Colours of Albania”. 
Organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nën kujdesin e veçantë të Ministrit Cakaj, ky konkurs u shndërrua në një brand, me mijëra foto artistike të publikuara për 5 muaj me radhë, i cili evidentoi bukuritë shqiptare nën optikën e publikut të zakonshëm, që luajti rolin e “diplomatit dixhital”.

Cakaj merr mbështetjen e Vishegradit nga Çekia

Albanian

Vendet e Vishegradit mbështesin me forcë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministri në Detyrë Cakaj në takimin e Grupit të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor: Është koha për hapjen e negociatave

Albanian

Ministrat e jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Bratislavë për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të rajonit tonë.

Ngre siparin konkursi fotografik i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme “Colours of Albania”

Albanian

Nën kujdesin e veçantë të Ministrit në Detyrë Gent Cakaj, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, u zhvillua aktiviteti për çeljen e edicionit të pestë të konkursit fotografik “Colours of Albania”.

Takimi i Komitetit të Monitorimit të IPA-s, Tiranë, 21 Maj 2019

Albanian

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në rolin e saj si Koordinator Kombëtar i Instrumentit të Para-aderimit (KKIPA), organizoi Komitetin e Monitorimit të Instrumentit të Para-aderimit (IPA), në 21 Maj 2019.

Pages

Postal Address

Mission of Albania
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00