Shfaqja e filmit Nëntori i Dytë në Kopenhagen

Në datën 23 nëntor 2017, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Pavarësisë, ambasada organizoi shfaqjen e filmit shqiptar Nëntori i Dytë, në ambjentet e Institutit Italian të Kulturës në Kopenhagen. Në këtë veprimtari ishin të ftuar dhe morën pjesë miq danezë përfaqësues të trupit diplomatik në Kopenhagen, si dhe shoqata e shqiptarë me banim në Danimarkë.

Filmi u prezantua nga Ambasadori, z. Kastriot Robo, i cili përshëndeti të paranishmit duke ju referuar në fjalën e tij 105 Vjetorit të Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit, e në këtë kuadër rrugës së vështirë për ta arritur këtë, çka sillet në një mënyrë artistike nga filmi Nëntori i Dytë. Ai i bëri një prezantim të shkurtër filmit  dhe mesazhit që ai përcjell dhe më tej i ftoi të pranishmit ta ndiqnin atë.

Shfaqja e filmit Nëntori i Dytë u prit me interes nga të pranishmit. Pas saj, në një nga ambientet e Institutit Italian të Kulturës, u vijua me një pritje modeste në nder të të pranishmëve. Gjatë pritjes së organizuar nga Ambasada, të ftuarit e pjesëmarrësit shprehën vlerësime mjaft pozitive për filmin, lidhur me përcjelljen e ngjarjes historike, por dhe si një arritje e artit dhe kultures shqiptare. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00