Promovim i turizmit shqiptar në Bashkinë e Frederiksbergut.

Në datën 10 qershor 2017, në ambjentet e Bashkisë së Frederiksbergut u organizua një aktivitet me temë Multikultura dhe Integrimi, ku ishin të ftuar të merrnin pjesë edhe përfaqësitë diplomatike në Kopenhagen. Në këtë Bashki jetojnë edhe mjaft bashkëkombas të cilët janë të mirëintegruar.

Programi i aktivitetit parashikonte ngritjen e një stende me materiale njohëse për vendin (turistike dhe kulturore), e cila u realizua nga ambasada, si dhe ishte organizuar një shfaqje artistike, ku vendet pjesëmarrëse mund të përfaqësoheshin e të performonin.

Gjatë aktivitetit Kryetari i Bashkisë së Frederiksbergut Jorgen Glenthoj, i cili javën e fundit të majit vizitoi Shqipërinë, mbajti një fjalë përshëndetëse, gjatë së cilës vlerësoi rëndësinë e njohjes e shkëmbimeve mes kulturave të ndryshme, duke nënvizuar se kjo i shërben integrimit më të mirë në shoqërinë daneze. Gjatë takimit me z. Glenthoj ai vlerësoi mjaft takimet e zhvilluara në Tiranë në fund të majit, në mënyrë të vecantë takimin me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, për të cilin tha se është i mirëpritur për vizitë në Kopenhagen. „Shqipëria kishte një zhvillim shperthyes“, u shpreh ai dhe prespektivat e së ardhmes janë mjaft të mëdha. Në këtë kuadër ai shikonte edhe promovimin e interesave daneze në Shqipëri. Gjithashtu vizitat në Krujë dhe në Durrës i kishin lënë atij dhe grupit që ai drejtonte përshtypje të mëdha.

Ambasada u përfaqësua me një stendë, në të cilën ishin ekspozuar foto nga vendi, harta, albume e broshura të qyteteve të ndryshme, objekte, pije, etj. Stenda jonë u vizitua nga anëtarë të trupit diplomatik, si dhe nga të ftuar e pjesëmarrës të tjerë në aktivitet.Ishin edhe fëmijë shqiptarë veshur me veshje popullore tradicionale shqiptare.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00