Organizohet pritje me rastin e Festës Kombëtare në Kopenhagen.

Në datën 27 nëntor 2017, Ambasada organizoi në Galerinë  GlStrand Kunstforeningen të Kopenhagenit Pritjen me rastin e Festës Kombëtare. Këtë vit organizimi i eventit ishte konceptuar i shoqëruar me një ekspozitë fotografike me fotot fituese të konkursit Colours of Albania

Në këtë event ishin të ftuar dhe morën pjesë zyrtarë danezë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucione të tjera, përfaqësues të agjensive turistike, miq e biznesmenë, Ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të trupit diplomatik, si dhe shoqata e shqiptarë me banim në Danimarkë.

Në ceremoninë e hapjes Ambasadori Kastriot Robo përshëndeti të pranishmit duke ju referuar në fjalën e tij 105 Vjetorit të Pavarësisë e Ditës së Flamurit. Ai vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë e Danimarkës, si dhe partneritetin e shkëlqyer dhe mundësitë e jashtëzakonshme për ta shtrirë edhe më tej bashkëpunimin mes vendeve. Në vijim, ai vlerësoi mbështetjen e rëndësishme që Danimarka i ka dhënë vendit tonë në proceset integruese euroatlantike dhe synimin tonë që të fillojmë së afërmi procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Në vijim Ambasadori i bëri një prezantim të shkurtër ekspozitës me fotografitë fituese të konkursit Colours of Albania dhe ftoi të pranishmit ta vizitonin atë.

Gjithashtu gjatë pritjes, Ambasadori Robo sic ishte rënë dakord më parë, dha një intervistë për agjensinë turistike Apollo. Në intervistë që do të shpërndahet në rrjetet sociale të Apollos, Ambasadori foli për diversitetin turistik të Shqipërisë, për natyrën e bukur, pasuritë kulturore të vendit tonë, mikpritjen dhe artin kulinar shqiptar, duke u bërë thirrje qytetarëve danezë të vizitojnë Shqiperinë dhe duke falenderuar Agjencinë Apollo për organizimin e vizitave turistike në Shqipëri përgjatë gjithë vitit, si dhe fillimin nga ana e kësaj agjencie e fluturimeve direkte sezonin e ardhshëm turistike veror.

Aktiviteti vijoi me pritjen, gjatë së cilës të pranishmitshprehën vlerësime pozitive për vendin tonë, për gatimet shqiptare të ofruara dhe veçanërisht për ekspozitën Colours of Albania 2017.

                                     

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00