Mirësevini në Ambasadën e Shqipërisë në Kopenhagen !

dashur lexues,

Kam kënaqësinë t’ju ftoj nga sot bëheni pjesë e faqes sonë zyrtare.

Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Për t’ju siguruar juve informacion shpejtë, sigurt dhe bollshëm ne po ndërtojmë këtë mënyrë bashkëkohore komunikimi, këtë dritare për vështruar përtej, pavarësisht distancave gjeografike apo specifikave vendeve tona.

Faqja e jonë zytare do jetë vetëm në shërbimin tuaj, në shërbim miqve danezë dhe tjerë dhe natyrisht gjithë bashkëkombasve tanë në Danimarkë dhe kudo ku ata ndodhen.

Kam shumë besim se të gjithë ata që do të bëhen pjesë e lexuesve tanë do të befasohen nga historia, tradita, kultura dhe virtytet e popullit shqiptar. Ata do të dëshirojnë ta prekin këtë realitet për të shijuar përlat e natyrës, ditët e ngrohta dhe me shumë diell, detin e bukur dhe të pastër, ushqimin e shijshëm dhe të freskët, shpirtin mikëpritës shqiptar duke shpejtuar të bëhen pjesë e turizmit bregdetar, malor e kulturor të Shqipërisë.

Në faqen tonë do të gjejnë informacion të gjithë ata që mundësitë e tyre finaciare dhe projektet e tyre për biznes kërkojnë t’i bëjnë realitet dhe t’i zhvillojnë më tej në hapësirën, sigurinë dhe lehtësitë që ofron ky vend i NATO-s dhe që vendosmërisht dëshiron të antarësohet në Bashkimin Evropian.

Misioni ynë për t’u shërbyer bashkëatdhetarëve duke vënë në dizpozicion të tyre të gjithë informacionin zyrtar sa i takon rregullave të liberalizimit të vizave, pasaportave, letërnjoftimeve apo veprimeve të tjera konsullore mbetet parësor në faqen tonë zyrtare.

Ne kemi krijuar edhe një rubrikë për të rinjtë shqiptarë dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të përfitojnë nga mundësitë që ofron Danimarka për studime universitare, për kërkim shkencore dhe për bashkëpunim në këtë fushë kaq të rëndësishme.

Të dashur lexues,

Ambasada jonë mbetet e përkushtuar t’ju shërbejë me cilësi e njëkohësisht dëshiron t’ju ftojë të bëheni pjesë e sfidës sonë, të filluar tashmë, nëpërmjet propozimeve, sugjerimeve, rekomandimeve tuaja që përditësimi të këtë vetëm një qëllim :

Shërbim cilësor dhe të shpejtë !

Ju falemnderit !

Sinqerisht,

Arben CICI

Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës.

Copenhagen, 15 qershor 2011

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00