Ministri shqiptar i Shëndetësisë, Z. Ilir Beqaj vizitë në Kopenhagë.

Në datat 23-25 shkurt 2014, Ministri i Shëndetësisë, Z. Ilir Beqaj bëri një vizitë zyrtare në Kopenhagë, i ftuar nga Drejtorja Rajonale e Zyrës së OBSh-së për Evropën, Znj. Zsuzsanna Jakab. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua Marrëveshja Dyvjecare e Bashkëpunimit për vitin 2014-2015 mes Ministrit Beqaj dhe Drejtores Jakob. Gjatë takimit me Drejtoren rajonale dhe me zyrtarë të tjerë të zyrës së OBSh-së në Kopenhagë u bisedua dhe u ra dakort të forcohet bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë sipas nevojave, politikave dhe fushave të caktuara.Ministri Beqaj u shoqërua gjatë vizitës nga Ambasadori Cici.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00