Ministri Bushati takon Ministrin e Jashtëm të Danimarkës z. Martin Lidegaard

Gjatë vizitës zyrtare Danimarkë, Ministri i Punëve Jashtme Ditmir Bushati u prit takim nga Ministri i Jashtëm i Danimarkës Martin Lidegaard. Vizita e Ministrit Bushati Danimarkë përkon dhe me 44 vjetorin e vendosjes marrëdhënieve diplomatike dypalëshe. takim mes dy Ministrave u diskutua për marrëdhëniet shumë mira ekzistojnë midis dy vendeve dhe u nënvizua domosdoshmëria për forcimin e bashkëpunimit gjitha fushat me interes ndërsjellët.
 
Në takim Ministri Bushati nënvizoi se integrimi i Shqipërisë në BE mbetet një prioritet madhor që gëzon një mbështetje të gjerë nga shqiptarët dhe nga i gjithë spektri politik. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se reformat e kryera dhe progresi i arritur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përbejnë një dëshmi të qartë të vullnetit dhe angazhimit të plotë të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet për marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor. Duke vlerësuar mbështetjen e Danimarkës për integrimin e Shqipërisë në BE, Ministri tha se mbetet shpresëplotë se mbështetja daneze do të jetë e plotë dhe pozitive për vendimin që do të merret muajin e ardhshëm.
 
Nga ana e tij, Ministri Lidegaard vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Po ashtu, ai vlerësoi edhe rolin konstruktiv dhe të moderuar të Shqipërisë në rajon.

Bashkëbiseduesit ndanë njëjtin mendim se bashkëpunimi fushën ekonomike duhet forcohet edhe tej fusha tilla si: energjia, agrobiznesi, turizmi, tregtia, etj.
 
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, perspektiven evropiane dhe euro-atlantike si dhe për zhvillimet në Ukrainë pas zgjedhjeve të 25 majit. Ministri Lidegaard vlerësoi qëndrimet dhe reagimet e Shqipërisë për situatën në Ukrainë.

Gjithashtugjatë bisedëspalët  i kushtuan rëndësi veçantë zgjedhjeve fundit për Parlamentin Evropian.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00