Meta: Shprehu dëshirën e Shqipërisë për përfshirjen e Kosovës në takimet e organizuara nga Asambleja Parlamentare e OSBE.

Kryetari i Kuvendit vijoi vizitën e tij zyrtare Danimarkë me takime veçanta me Sekretarin e Përgjithshëm te Asamblesë Parlamentare OSBE, Avokatin e Popullit Danimarkës, dhe zhvilloi bisedime me përfaqësues Konfederatës Industrisë Daneze dhe Agjencisë Daneze Energjisë.

takimin me Sekretarin e Përgjithshëm Asamblesë Parlamentare OSBE me Seli Kopenhagen z. Spencer Oliver, z. Meta vlerësoi punën e OSBE Shqipëri dhe rajon, duke theksuar kontributin e veçantë Organizatës Kosovë. këtë kuadër z. Meta shprehu dëshirën e Shqipërisë për përfshirjen e Kosovës takimet e organizuara nga Asambleja Parlamentare e OSBE, i cili do ishte një gjest kontribuues për forcimin e stabilitetit rajon
 
Sekretari i Përgjithshëm,  z. Spencer Oliver bëri një vlerësim të veçantë për rolin e rëndësishëm konstruktiv që Shqipëria luan në rajon dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin mes Asamblesë Parlamentare të OSBE dhe Kuvendit të Shqipërisë.
 
Në takimin me Avokatin e Popullit të Danimarkës z. Jørgen Steen Sørensen, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e rëndësishme që Danimarka i ka dhëne institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri, i cili është krijuar sipas modelit danez dhe që është tërësisht i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve në Shqipëri, si dhe në fuqizimin e standardeve më të larta të demokracisë në vend.
 
meta-ulqinivKryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u takua gjithashtu edhe me përfaqësues të Konfederatës së Industrisë Daneze dhe të Agjencisë Daneze të Energjisë, me të cilët zhvilloi bisedime lidhur me forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Danimarkës, veçanërisht në fushat e Energjisë, Bujqësisë, Agro-Përpunimit dhe Turizmit. Në këtë drejtim, z. Meta shprehu vullnetin e Shqipërisë për të mirëpritur komunitetin e investitorëve Danezë, për të cilët vendi ynë ofron potenciale të shumta.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00