Meta- Lykketoft: Marrëdhëniet tona në një stad të ri më të lartë.

Kryetari i Parlamentit Danimarkës z. Mogens Lykketoft, shtroi një darkë zyrtare me rastin e vizitës Kryetarit Kuvendit z. Ilir Meta dhe delegacionit parlamentar e shoqëron

  fjalën e tij   nderit, z. Lykketoft, pasi i uroi mirëseardhjen Danimarkë delegacionit shqiptar u shpreh se : “Gjatë kësaj vizite rëndësishme, patëm rastin bisedonim hapur për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mes miqsh për gjitha çështjet bilaterale dhe për zhvillimin e marrëdhënieve tona.


Ndër tjera, Kryetari i Parlamentit Danimarkës z. Mogens Lykketoft u shpreh
"Kam patur kënaqësinë t'a vizitoj Shqipërinë cilësinë e Ministrit Jashtëm vitin 2001 kur ju z. Meta ishit Kryeministër i vendit. Dua t'ju siguroj se ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë dhe dëshirojmë t'i zhvillojmë marrëdhëniet tona një stad ri lartë. Z. Meta, ju jeni një mik i mire i Danimarkës, nje vend qe e njihni mire dhe ku keni shume miq personale spektrin socialdemokrat cilët i keni njohur vitet e hershme lëvizjes evropiane socialdemokrate dhe sot shërbejnë jetën tonë politike. Dua t'ju uroj nga zemra kurajo misionin e reformimit dhe modernizimit vendit tuaj.


Danimarka dhe Shqipëria janë bashkë shumë drejtime, NATO, Afganistan dhe jemi përsëri bashku sot Ukrainë. Dëshirojmë jemi bashkë sa shpejt edhe Bashkimin Evropian, sepse gjithë këtu Parlamentin e Danimarkës jemi dakord se projekti evropian nuk do plotësohet kurrë pa integruar plotësisht edhe Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një perspektive shkëlqyer bashkëpunimit dypalësh mes Danimarkës dhe Shqipërisë, dhe jam i bindur se vizita juaj është një hap i madh këtë drejtim".


Gjate fjalës tij përshëndetëse, Kryetari i Kuvendit Shqipërisë z. Ilir Meta u shpreh:
I nderuar koleg, Z. Lykketoft.


nderuar deputetë, Zonja dhe zotërinj.


  pari, ju falënderoj z. Lykketoft për ftesën për t’ju vizituar Danimarkë këtë vizitë parë për mua si Kryetar i Kuvendit Shqipërisë. Faleminderit për mikpritjen shumë ngrohtë dhe bisedën e frytshme midis dy delegacioneve tona. Jemi impresionuar shumë nga pritja juaj, si dhe nga mundësia e veçantë na u dha për tu përshëndetur zyrtarisht gjatë Seancës Pyetjeve me Kryeministren tuaj.
 
Zoti Lykketoft, ju gjithmonë i keni kushtuar një vëmendje të veçantë Shqipërisë dhe rajonit tonë, që kur ishit Ministër i Jashtëm dhe dëshiroj t’ju shpreh vlerësimin tonë për përfshirjen tuaj pozitive.


Kjo nuk është hera ime e parë në Danimarkë. Vizita ime e parë jashtë vendit ka qenë në Danimarkë, ku kam mësuar për parimet e demokracisë sociale dhe vlerat evropiane dhe ku kam njohur disa nga miqtë e mi më të mirë, të cilët tani shërbejnë në politikën daneze. Që atëherë, e kam patur shumë për zemër Danimarkën, një vend që ka qenë gjithmonë një shembull ekselence për mua.


 Danimarka, në gjykimin tim përfaqëson një model të qartë të zhvillimit demokratik, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kontinentin evropian. Niveli juaj shumë i lartë i integritetit, ndjenja e përgjegjësisë me të cilën ju ushtroni politikën në këtë vend, niveli shumë i ulët i korrupsionit dhe standardet shumë të larta të jetesës, ju bëjnë ju jo vetëm një model të shkëlqyer, por edhe një partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë brenda Bashkimit Evropian, të cilit ne aspirojmë ti përkasim një ditë.


Marrëdhëniet tona politike janë të shkëlqyera dhe unë besoj se pas kësaj vizite dhe shpresoj pas një vizite të z. Lykketoft në Tiranë, në të ardhmen e afërt, shkëmbimet tona parlamentare do të hyjnë në një fazë të re dinamike të marrëdhënieve konkrete dhe produktive.


 Jam i lumtur t’ju njoftoj sot se në Tiranë kemi krijuar Grupin Parlamentar të Miqësisë me Danimarkën, i cili do të drejtohet nga një deputete e re e Partisë Socialiste, e aftë dhe e shkolluar në perëndim, znj. Olta Xhaçka, pjesë e këtij delegacioni.
 Më lejoni të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe për kontributin shumë pozitiv që Danimarka jep në rajon, veçanërisht në Kosovë.


Unë kam ardhur këtu për të siguruar bashkëbiseduesit tanë danezë se prioriteti kryesor në axhendën tonë kombëtare, politike dhe parlamentare,dhe në axhendën e të gjithë spektrit politik është integrimi evropian i vendit dhe i të gjithë fqinjëve tanë në rajon.
 Sa i takon zhvillimit, ne kemi nevojë jo vetëm për asistencën dhe ekspertizën e vlefshme që Danimarka i jep Shqipërisë, por gjithashtu kemi nevojë që investitorët tuaj të vijnë dhe të shikojnë mundësitë që ofron Shqipëria, veçanërisht në energji, agro-përpunim, bujqësi dhe turizëm.


Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë Qeverinë në axhendën e saj evropiane të reformave, duke nxitur një frymë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirjeje në votimin e legjislacionit të nevojshëm. Unë mendoj se si Qeveria, ashtu dhe Opozita kanë të njëjtën përgjegjësi kur bëhet fjalë për prioritetet tona evropiane.
Ne besojmë se, pavarësisht momenteve të vështira dhe krizës ekonomike që po kalon Bashkimi Evropian, lodhja nga zgjerimi nuk duhet lejuar të zëvendësojë vlerat e vërteta evropiane, tek të cilat ne besojmë fort.


Ajo çka ndodhi në Ukrainë shërben për të na kujtuar se projekti evropian është ende i papërfunduar, se vlerat dhe standardet evropiane janë tejet të rëndësishme. Në këtë kuadër unë jam i bindur se pa një Ballkan tërësisht të integruar, Evropa nuk do të jetë e plotë, dhe pa zgjerimin e BE-së, Ballkani nuk mund të jetë një rajon i sigurt dhe i qëndrueshëm.


 Unë jam shumë i lumtur që të njëjtën frymë pozitive inkurajuese e gjetëm dhe në Danimarkë dhe me këtë rast më lejoni të ngre një dolli për ju dhe familjet tuaja, për marrëdhëniet Shqipëri-Danimarkë, për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe rajonit tonë.

Gëzuar dhe Skål. Ju falënderoj!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00