Kopenhagë, çelet ekspozita me kostume popullore kombëtare shqiptare /01.06.2012

kuadër veprimtarive planifikuara me rastin e 100 vjetorit Shpalljes Pavarësisë, Ambasada e Republikës Shqipërisë Kopenhagë hapi 15 maj 2012, sallën e pritjeve Bashkisë Frederiksberg, një ekspozitë me kostume popullore kombëtare. Veshjet e paraqitura në ekspozitë, i përkisnin trevave të ndryshme shqiptare, nga KosovaÇamëri, por u paraqitën edhe kostume të arbëreshëve të Italisë,si dhe nga minoriteti grek në Shqipëri.

Të pranishmit në ekspozitë, përfaqësues të trupit diplomatik, autoritetet të larta daneze, miq danezë dhe dashamirës të Shqipërisë, përfaqësues të shoqatave shqiptaro-daneze,
shqiptarë me banim në Danimarkë, i përshëndeti e ngarkuara me punë a.i. Sekretarja e Parë e Ambasadës, Aida Sakja.
Çelja e kësaj ekspozite u përshëndet edhe nga znj. Linda Ihsani, këshilltarja diplomatike e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, nën kujdesin e së cilës kjo ekspozitë po shëtit jo vetëm në qytete të ndryshme të trevave shqiptare, por edhe nëpër qytete të ndryshme të botës.
“Kjo ekspozitë, nën kujdesin e Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Kopenhagë, përmes larmishmërisë së saj dhe ngjyrave të gëzueshme, sjell imazhin e një vendi diellor mesdhetar, me një histori të vjetër dhe njerëz mikpritës. Ne jemi evropianë nga identitetit dhe vokacioni“, tha znj. Ihsani.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00