Konferenca për shtyp Haxhinasto Wammen / 01.06.2012

Z. Haxhinasto: Përshëndetje, sapo kemi përfunduar takimin me Ministrin Danez për Europën z. Wammen. Ishte një takim shumë i frytshëm reflekton edhe frymën e takimeve u realizuan dje Këshillin Europian Bruksel. Unë kam shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e thellë Shqipëria ka për Danimarkën, për kontributin Danimarka ka dhënë për Shqipërinë, për reformat fushën instituicionale, për zhvillimin ekonomik dhe atë social.

Gjithashtu kam shprehur vlerësimin maksimal për rolin Danimarka ka luajtur rajon, për politikën e saj dyerve hapura, për integrimin e rajonit dhe integrimin e Shqipërisë Bashkimin Europian. Kemi folur pas për detyrimet qëndrojnë procesin e integrimit Shqipërisë Bashkimin Europian, veçanërisht për marrëveshjen e nëntorit kaluar, kur opozita u kthye parlament dhe u angazhua një proces institucional për zbatimin e 12 prioriteteve vendosura nga Komisioni Europian. Po kështu, kemi biseduar edhe për zbatimin e Planit Veprimit për progresin Shqipëria ka bërë çdo fushë ka bëjë me këto 12 prioritete. Konkluzioni ynë është se Shqipëria i ka gjitha kapacitetet këtë proces ta përfundojë me sukses. Sigurisht, janë disa detyra mbeten për t’u kurorëzuar, këto janë kryesisht ato kanë bëjnë me reformën zgjedhore, me reformat e procedurave parlamentare dhe kemi shprehur mirëkuptimin e përbashkët se mundësitë ekzistojnë dhe Shqipëria do t’ia dalë detyrimet e saj t’i përfundojë me sukses, me qëllim vjeshtë këtij viti marrë statusin vendit kandidat.

Një temë e rëndësishme e diskutimit ka qënë rajoni, dhe situata disa nga vendet e rajonit. Unë kam theksuar se procesi i integrimit europian është një ndihmë e jashtëzakonshme, përfaqëson një model jashtëzakonshëm, vetë Europa përfaqëson një model tillë edhe zgjidhjen e disa prej çështjeve kanë mbetur rajonin tone, cilat zgjidhen shpejt e mirë duke adoptuar perspektivën dhe modelin europian. Kemi folur Maqedoninë, për Veriun e Kosovës, për rajonin përgjithësi. Dëshiroj theksoj edhe njëherë, se ne vlerësojmë shumë kontributin e Danimarkës, përqasjen e saj përsa i takon integrimit rajonit, sigurisht duke përfshirë edhe Shqipërinë.

 
Z. Wammen: Falemeniderit z. Ministër. Sapo mbarova një mbledhje shumë konstruktive, jam këtu si përfaqësues i Danimarkës, por sigurisht edhe si përfaqësues i kryesisë së radhës së BE-së. Ne kemi një miqësi të vjetër, të gjatë me Shqipërinë dhe në këtë kontekst e zhvilloj vizitën time. Dua të them se Danimarka dhe kryesia e rradhës janë shumë të angazhuara që ta bëjnë Ballkanin, pjesë të Europës. Në konteksin e madhështisë që përbën Bashkimi Europian me gjithë problemet që ka, zgjerimi është një problem i qënësishëm për të. Në këtë kuadër dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të përparojë në rrugën e saj drejt integrimit europian. Kemi parë shenja inkurajuese, megjithatë mbetet shumë për të bërë. Që ta them më thjesht, kemi përcaktuar 12 fusha përparësore ku ne presim që Shqipëria të bëjë përparim të vërtetë dhe të realizojë reformat. Dëshiroj të theksoj një gjë, se Shqipëria duhet t’i bëjë këto jo për të kënaqur Brukselin, por pikë së pari, për veten e vet, për të kënaqur vendin e vet, qytetarët e vet. Për këto arsye dëshiroj të theksoj se marrëveshja e nëntorit të shkuar, duhet patjetër të çohet deri në fund, përpara zgjedhjes së presidentit, përpara datës 24 maj dhe kjo është përgjegjësi e të gjitha palëve politike në Shqipëri. Është shumnë e rëndësishme të them, se kur vjen puna për reformën elektorale, për zgjedhjet, zgjedhja e presidentit do të jetë testi i parë për ecurinë e Shqipërisë, për përparimin e saj dhe për zgjedhjet e tjera parlamentare që do të zhvillohen vitin që vjen. Për këtë arsye, zgjedhjet do të ndiqen me vëmendje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bashkimin Europian. Pra reforma elektorale dhe zgjedhjet e drejta dhe të ndershme janë çështje thelbësore, të cilat duhet të jenë në vëmendje të Shqipërisë në javët, muajt që do të vijnë. E njëjta gjë mund të thuhet për shtetin ligjor, për luftën kundër korrupsionit, për luftën kundër krimit të organizuar. Pra, një provë e rëndësishme e aftësisë së Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat do të jetë pikërisht mënyra se si ajo e trajton këto çështje. Është shumë e rëndësishme që të keni një gjyqësor që të funskiojë mbi bazën e vlerave dhe parimeve europiane. Dhe ka shumë rëndësi që Shqipëria të shtojë përpjekjet e saj për të kapur personat që merren me krime në shkallë vendi, apo që janë të përfshirë në shkallë ndërkombëtare.
 
Gjithashtu është shumë e rëndësishme që Shqipëria të kuptojë, se duhet të mos ketë asnjë ndërhyrje politike në punën e gjyqësorit, në punën e policisë, në punën e prokurorisë. Këtë mund ta them edhe në lidhje me ngjarjen e 21 janarit. Pra duhet që politika të mos ndërhyjë fare në punën e shtetit ligjor.
 
Unë duhet të vlerësoj kontributin që ka dhënë Shqipëria në stabilitetin dhe përparimin e rajonit, në rolin që ka luajtur Ministri i Jashtëm dhe Shqipëria në përgjigjësi, për të siguruar një imazh pozitiv në rajon. Danimarka do të punojë ngushtësisht me Qeverinë Shqiptare që kjo çështje të futet në agjendë dhe dua të shpreh mirënjohjen time për fjalët që tha z. Ministër në adresë të Danimarkës, në këtë drejtim.
 
Është vizita e parë në Shqipëri dhe ju premtoj që nuk do të jetë e fundit, sepse midis dy kombeve tona ka një miqësi të vjetër, për më tepër që ministri më premtoi që herën tjetër që do të vij këtu, koha do të jetë më e mirë. Kështu që unë shpresoj që herën tjetër që do të vij këtu, koha të jetë më e mirë dhe reformat të kenë ecur akoma më përpara.
 
Pyetje nga gazetarët
 
Pyetje: Z. Haxhinasto çfarë mund të thoni për afatin e caktuar në Bruksel për reformën zgjedhore. Nëse keni marrë një mesazh nga Brukseli, cilat janë pikat ku duhet të fokusoheni për arritjen e një kompromisi?
 
Z. Haxhinasto: Z. Fyle e bëri të qartë se afati kohor, ky ‘deadline’ nuk është një mur betoni, që nuk mund të jetë pak fleksibël. E rëndësishme është që të arrihet një kokluzion cilësor i reformës, pra të arrihet një marrëveshje cilësore, një standard cilësor, për atë që pritet në fakt të sjellë reforma zgjedhore. Por, nëse kjo ndodh dy ditë më vonë, kjo nuk ka asnjë rëndësi. E rëndësishme është fryma e bashkëpunimit që projektohet nga konkluzioni i kësaj reforme, nga konkludimi i saj, të vazhdojë dhe të krijojë klimën e nevojshme që tashmë është deklaruar nga të gjithë faktorët politikë edhe për zgjedhjen e presidentit. Të jetë një proces institucional, proces i cili zbaton si germen, ashtu edhe frymën e Kushtetutës.
 
Pyetje: Nëse Shqipëria për një arsye ose një tjetër nuk i plotëson kushtet cilat do të jenë pasojat?
 
Wammen: Dhënia e statusit të vendit kanidtat të Shqipërisë, nuk do të mbështetet në fjalë, por në vepra konkrete. Shqipëria do të gjykohet në bazë të meritave të saj. Pra është një pjesë e rëndësishme e vlerave europiane që të ketë një sistem zgjedhor, qoftë në zgjedhjen e presidentit, qoftë në zgjedhjet e përgjithshme, i cili të mbështetet në vlerat demokratike dhe të gëzozë besimin e të gjithë popullit, për të siguruar një demokraci mirëfuknsionale. Mesazhi i BE-së është shumë i qartë. 24 maji do të jetë prova e parë e këtij zhvillimi. Siç e tha edhe Komisioneri Fyle, dhe unë gjithashtu në cilësinë time si kryetar i presidencës së rradhës, e rëndësishme është që të arrihet pikërisht realizmi i kësaj marrëveshje në datën 24 maj, dhe të arrihet një marrëveshje për çështjet kryesore. Pastaj, puna do të vazhdojë për çështjet e tjera, fushat e tjera që lidhet me 12 përparësitë. Ne gjithashtu do të kemi në vjeshtë Progress Raportin e Shqipërisë. Është dorën e Shqipërisë që të bëjë atë që pritet prej saj, të konkretizojë këtë përparim që BE-ja pret të cilin, më pas do ta shqyrtojmë në raportin e vjeshtës. Ne e mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por punën e vështirë do ta bëjë vetë ajo. Reformat demokratike dhe përmirësimi i shtetit ligjor janë elementi thelbësor. Jam i sigurt që këto do të ndikojnë shumë në mendimin që do të kenë 27 vendet anëtare të BE-së në lidhje me dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Kemi parë shënja inkurajues ndërkohë. Por tani fillon puna e vërtetë.
 
Pyetje: A e konsideroni kusht të 13 zgjedhjen e presidentit?
 
Wammen: Siç e thashë, ka 12 përparësi dhe këtë e dinë të gjithë. Nëse do të më pyesni, a do e ndjekim me vëmendje zgjedhjen e persidentit, them që sigurisht do e ndjekim. Kemi pritshmëri të mëdha dhe njëkohësisht standarde të larta në lidhje me atë që do të ndodhë këtu. Prandaj bëhet fjalë për përgjegjësi të madhe, përsa i takon partive politike dhe udhëheqësve të tjerë në Shqipëri. Dhe nga këndvështrimi ynë si BE, presim që udhëheqësit, poltikanët shqiptarë ta justifikojnë këtë pritshmëri tonën.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00