Ftesë për të vizituar stendën e Shqipërisë në panairin turistik të Kopenhagës, 17-19 janar 2014

Të dashur miq,
Dëshirojmë t’ju informojmë se sërish Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kopenhagë do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Udhëtimit "Ferie & Fritid" në Bella Center, Kopenhagë 17-19 janar
Në stendën e saj ne do të sjellim një Shqipëri turistike, të pasur me bukuri natyrore, me një klimë jashtëzakonisht të favorshme për turizëm dhe me një trashëgimni historike e kulturore të vecantë e tërheqëse për të gjitha kategoritë e turizmit dhe të turistëve gjatë 12 muajve të vitit.
Ashtu si dhe vitin e kaluar ne do të përpiqemi të promovojmë turizmin dhe traditën shqiptare në këtë aktivitet të rëndësishëm ku ku interesi për të vizituar vendin tonë është gjithnjë në rritje. Stenda jone do të prezantohet nga ekspertët më të mirë të turizmit të ardhur nga Agjensia Kombëtare e Turizmit të Shqipërisë enkas për këtë aktivitet.
Ju presin surpriza dhe lajme mbi Shqipërinë dhe turizmin e saj.
Janë të mirëpritur edhe miqtë, kolegët e shokët tuaj në këtë aktivitet të rëndësishëm shqiptar në Kopenhagë.

Stenda e Ambasadës së Shqipërisë gjendet lehte:

E-016S, Around the World - Albanian Embassy.

Orari:

E premte 10.00 – 18.00
E shtunë 10.00 – 18.00
E dielë 10.00 – 17.00

Adresa :
Bella Center
Center Boulevard 5
DK-2300 København S
Danmark

Ju falemnderit!

Arben Cici
Ambasador

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00