Fjala e Ambasadorit Arben Cici në manifestimin TË FESTOJMË SË BASHKU 100 VJETORIN E PAVARËSISË / 04.12.2012

dashur bashkëatdhetarë,

dashur miq danezë,
Jam shumë i nderuar ndodhem përpara mërgatës shqiptare Danimarkë për përshëndetur këtë festë madhe 100 vjetorit Pavarësisë Shqipërisë.
Jam shumë i nderuar ju drejtohem juve jeni sallë, por edhe atyre për shumë arsye nuk kanë mundur na bashkohen, me cilësinë e Ambasadorit Shqipërisë, vendit amë ku gjithë do dëshironim ishim këtë 28 nëntor, këtë 100 vjetor. Àni, edhe ne dimë ta festojmë shumë bukur këtë 100 vjetor.

Ashtu si Vlorë, Tiranë, Prishtinë, Prizren, Preshevë, Tetovë, Dibër, Ulqin, Camëri dhe gjitha trojet shqiptare edhe ju mërgata shqiptare këtu Danimarkë, sonte, aq shumtë si asnjëherë tjetër, do bëni Kopenhageni flasë shqip, luajë dhe këndojë muzikë dhe kërcejë vallet e bukura shqiptare. Por sot shumë se askurrë ky qytet dhe miqtë danezë duhet shikojnë shumë se kaq.

Atyre duhet t’u tregojmë se sa komb i lashtë jemi ne, se me sa mund e gjak ne kemi trashëguar brez pas brezi flamurin kuq e zi, gjuhën tonë bukur, identitetin tonë kombëtar dhe përkatësinë evropiane origjinës. Për gjitha këto ne duhet te jemi krenarë jemi shqiptarë dhe pohojmë me forcë, po ne jemi shqiptarë, jo vetëm qytetet apo katundet tona por edhe këtu kryeqytetin danez. Edhe këtu ku ju keni menduar ndërtoni tashme apo ardhmen e familjes apo fëmijëve tuaj. Këta fëmijë janë etur mësojnë prejardhjen dhe historinë e parëve tyre e ju duhet mos lodheni, t’ua tregoni atë dhe shumë gjera bukura për kombin tonë dhe heronjtë e tij.

Tani lejoni them dy fjalë për atë une e quaj “patriotizmi modern”, fenomen i përhapur edhe mes shqiptarëve.

Duke u future këtë sallë pashë me vëmendje reklamat e firmave , sipas mundësive te tyre, kanë mbështetur mbajtjen e këtij manifestimi. I përgëzoj dhe meritojnë falenderime sa për veprimin e tyre aq edhe për suksesin aka kanë arritur biznes.

Por fatkeqësisht nuk pashë asnjë reklame prodhimeve shqiptare atje, asnjë prodhim nga trojet shqiptare. Për pasojë edhe tavolinat tuaja shqiptarë dashur nuk keni asgjë shqiptare. Sot ishte dita e përshtatshme për bërë edhe atë mund quhet panairi i prodhimeve shqiptare duke i mbështetur ata kanë filluar sjellin tilla tregun danez e për nxitur numri i tyre shtohet.
Pyetja është nuk kemi ne prodhime tilla, apo nuk e kemi marrë mundimin bëjmë një gjë tillë sepse është pak e vështirë se ajo bëjmë cdo ditë?
Unë ju pohoj me bindje se ne kemi prodhime cilat ju do dëshironit t’i kishit sot sofrat tuaja dhe për pasojë tregun danez:
Vlen të përmendet vetëm fasulja e mollët e Tetovës, suxhuku i Kosoves dhe vera e Rahovecit, rakia e Skraparit me djathin e Gjirokastrës, ullinjtë dhe vera e Beratit, mollët e Korcës dhe Birra Korca, portokajtë dhe mandarinat e Vlorës e Sarandës, gështenjat e Tropojës e perimet e pafund të fushës së Myzeqesë e drithërat e fushë Kosovës.
Janë prodhime që ju konsumoni cdo ditë në shtëpitë tuaja por që vijnë nga vende shumë të largëta të Evropës, Afrikës apo edhe Amerikës. Kujtoheni me mall për prodhimet shqiptare madje kur shkoni në shtëpi për pushime përpiqeni të merni dicka në automjetin tuaj po jo aq sa do të dëshironit.
Një prodhim shqiptar në tregun danez është një krenari më shumë për të gjithë ne, është një investim i jashtëzakonshëm patriotik për familjet dhe vendet tona por është edhe një rrugë e hapur për prodhime të tjera made in Albania, në këtë vend ku mundësitë janë të barabarta për të gjithë mjafton të provosh.
Dhe kjo është një thirrje për të gjithë biznesmenët shqiptarë në Danimarkë. Ktheni sytë nga tradita jonë dhe prodhimet e saj dhe provoni te jeni te suksesshem sa në biznesin tuaj e të kontribuoni në marrëdhëniet mes Danimarkës e trojeve shqiptare aq edhe të rrisni krenarinë tuaj në këtë shoqëri të lirë ku jetoni.
Sot jemi për të festuar por e kemi detyrim të nderojmë të gjithë ata që dhanë frymën dhe gjakun e tyre që më 28 nëtor 1912 ngritën në Vlorë flamurin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 i dha fund sundimit shekullor osman duke shënuar kthesën rrënjësore për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Shqipëria u shpall sovrane, e pavarur jo vetëm ndaj zgjedhës otomane por edhe ndaj çdo zgjedhe e kërcënimeve të reja që vinin nga fqinjët. Ismail Qemal bej-Vlora dhe 40 firmëtarët e deklaratës së Pavarësisë, përfaqësues të të gjitha trojeve shqiptare u mblodhën në Vlorë për t’u betuar përpara flamurit kuq e zi, për të rizgjuar kombin shqiptar e për t’i hapur rrugën e vërtetë drejt shpëtimit të tij. Ata nuk e mendonin se mbas 100 vjetësh Vlora do të bëhej vendi i pelerinazhit të kombit shqiptar, vendi ku cdo shqiptar me zemër dhe me shpirt do të shkonte dhe do të përulej ashtu sic u përulen shenjtorëve të tyre. Atje shkojnë për t’u përulur përpara veprës së baballarëve të vërtetë të kombit dhe për t’i falendruar ata që ne sot jemi shqiptarë, që flasim shqip e që jemi evropianë. Por jo vetëm kaq. Në Vlorën e shenjtë shqiptarët shkojnë t’u tregojnë Ismail Qemal bej Vlorës, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit, Lef Nosit e Dhimitër Zografit, Myfti Vehbi Efendiut, Bab Dud Karbunarës, Dom Nikoll Kacorrit e të tjerëve se flamuri shqiptar sot valëvitet në Selinë e NATO-s e shqiptarët i janë afruar Evropës së Bashkuar si asnjëherë tjetër, se Kosova është e lirë dhe Adem Jashari u flijuar për shqiptari, se sot ne nuk jemi vetëm por kemi aleatë të fuqishëm si SHBA-të.
“Shtetet e Bashkuara i bashkohen popullit të Shqipërisë në kremtimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë më 28 nëntor. Në këtë ngjarje të rëndësishme, ne i rikonfirmojmë Shqipërisë miqësinë dhe përkushtimin tonë të fuqishëm dhe presim me kënaqësi që ta thellojmë edhe më tej marrëdhënien tonë në vitet e ardhshme”, thuhet në mesazhin e presidentit të SHBA-së Barak Obama drejtuar Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Të dashur miq, sot kudo ku ka shqiptarë në Botë valëvitet një flamur shqiptar, ashtu si edhe në Kopenhagë, në këtë vend mik të Shqipërisë me të cilët ne ndajmë vlera por edhe sfida.
Pikërisht për këtë fakt, për të qenë të bashkuar në këtë datë të shenjtë në historinë e shqiptarëve Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kopenhagë u bëri thirrje të gjitha shoqatave dhe mediave shqiptare këtu për të bashkuar dëshirat, mendimet dhe energjitë tona për një qëllim të përbashkët dhe për të festuar gjatë gjithë vitit jubilar. Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që u bashkuan duke lënë menjanë ndasitë dhe interest e vogla, meskine përpara kësaj kauze të madhe: Ata janë shumë: RTVZiK-u, Unioni i Studentëve, Radio Antena, Klubi shqiptar “Iliria”, Shoqata Kulturore Shqiptaro-Daneze, Shoqata Vllaznimi, Bashkësia islame shqiptare ne Daninarkë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UҪK-së, SHKSH ”Zenel Hasani”, Shoqata shqiptaro-daneze Iliria-Viking, Klubi Shqiptar 2009, Sllatina.dk, SHKSH ”Valet e Prespes” Shqip.dk dhe Revista “Aktuale”.
 
Aktivitetet që bëmë së bashku gjatë këtij viti jubilar:
1. Shqipëria turistke në panairin e turizmit në Bella Center më datat 22-23 janar 2012.
2. Leksion në Copenhagen Business School, për prezantimin e turizmin shqiptar.
3. Janë shpërndarë libra dhe abetare në gjuhën shqipe për fëmijët dhe nxënësit që mësojnë gjuhën tonë të bukur shqipe në shkolla.
4. Ekspozitë në Kopenhagë me veshje popullore tradicionale kombëtare nga te gjitha trevat shqiptare.
5. Ekspozitë me piktura nga piktorë shqiptarë në Ambasadën e Shqipërisë.
6. Akademia përkujtimore për veprën e Mehmet Pashë Derallës e shoqëruar me ekspozita me fotografi të dy piktorëve shqiptarë për patriotë dhe martirë të cështjes kombëtare.
7. Propozimi për emërtimin Nënë Tereza të një sheshi apo rruge në Kopenhagë (i pranuara në parim nga Komuna).
8. U botua në danisht vepra “Darka e Gabuar” e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
9. Do të zhvillohet nesër më 25 nëntor turneu i Kupës së Pavarësisë në futboll, ku ju duhet të jeni po aq të shumtë sa edhe sot.
10. Do të shfaqet filmit shqiptar “Skënderbeu” në mbrëmjen e datës 28 nëntorit.
11. Dhe së fundmi mbrëmja e sotme e madhe festive që po organizohet me moton “TË FESTOJMË SË BASHKU”.
 
Ne mund të flasim shumë për rëndësinë e Pavarësisë së Shqipërisë, për Shqipërinë e shqiptarët por duhet edhe të festojmë e jemi mbedhur pikërisht për këtë.
 
Duke përfunduar dëshiroj sërish t’ju falenderoj të gjithëve që keni ardhur sot.
 
Nga kjo tribunë në emër të Ambasadës së Shqipërisë në Kopenhagë dhe në emrin tim personal dëshiroj t’ju uroj juve por edhe të gjithë mërgatës shqiptare në Danimarkë:
 
Gëzuar festën e madhe, 100 vjetorin e ditës së shënjtë të Pavarësisë së Shqipërisë!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00