Festivali Gala i Panairit të Gastronomive Kombëtare

Në datën 27 tetor 2017, Konfederata Kulturore e Shoqatave të Huaja në Danimarkë (KUKS) organizoi, në ambjentet e Bashkisë së Kopenhagenit, edicionin e rradhës të Festivalit Ndërkombëtar Gala të Panairit të Gastronomive Kombëtare, në patronazhin e Princit Konsort, Henrik bashkëshorti i Mbretëreshës Margrethe II, i cili zhvillohet çdo vit dhe konsiderohet si një nga eventet kulturore më të rëndësishme të vitit.

Veprimtaria, e konsideruar si një lidhje kulturore mes kombeve, kishte si synim prezantimin e gatimeve kombëtare e rajonale, si dhe degustimin e verërave e zhvillohej edhe në nder të Ditës së Kombeve të Bashkuara.

Në këtë festival morën pjesë 33 Ambasada të akredituara në Kopenhagen (të përzgjedhura nga komitetit i KUKS pas aplikimit për pjesëmarrje), katër prej të cilave ishin nga vendet e Ballkanit.

Në këtë event, Ambasada u përfaqësua me një pavion të pasur të gastronomisë, të shoqëruar nga pije tradicionale shqiptare, të cilat ishin përgatitur me mjaft cilësi dhe delikatesë nga anëtarët e stafit të ambasades.

Eventi u hap me fjalën e zotit Carl Christian Ebbesen, Drejtuesi për Kulturën dhe Arg¨timin në Bashkinë e Kopenhagenit dhe më tej u përshëndet nga dekani i Trupit Diplomatik në Danimarkë, Ambasadori i Rusisë z. Mikhail Vanin nga Presidenti i KUKS z. Kaj Larsen.

Në vijim të aktivitetit pati një shfaqje muzikore të larmishme nga artistë të vendeve të ndryshme si dhe një koncert të muzikës xhaz.

Pavioni i Ambasadës shqiptare u prit me shumë interes dhe kuriozitet nga vizitorët danezë e të huaj, të cilët patën mundësinë të njihen dhe të shijojnë guzhinën e pasur shqiptare. Pavioni u vizitua nga Presidenti i kuks, Z. Kaj Larsen, nga Presidenti i Festivalit dhe zv/Presidenti i KUKS, z. Ulrik Count of Rosenborg me bashkëshorten, ambasadorë e anëtarë të trupit diplomatik si dhe vizitorë të tjerë nga shoqata të ndryshme pjesëmarrëse të ftuara në këtë event. Vizitorët treguan interes për gastronominë shqiptare, shprehën vlerësime pozitive për artin kulinar shqiptar dhe në përgjithësi për vendin.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00