Ekspozitë me rastin e Vitit 2018- si Vit i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Në kuadër të vitit 2018, shpallur Viti i Heorit tonë Kombëtar Gjergje Kastrioti- Skenderbeu, më datat 2 – 4 shkurt 2018, Ambasada shqiptare në Kopenhagen, organizoi në hollin kryesor të saj një ekspozitë me libra antikë për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Librat ishin pjesë e koleksionit me aq vlerë dedikuar Heroit tonë Kombëtar, në pronësi të znj. Patricia Nugee, që datonin që nga shekulli i 16-të.

 

Koleksioni i znj. Patricia Nugee, që u ekspozua në ambjentet e Ambasadës ka gjithsej 37 libra. Ai përmban 12 libra të shekullit të 16-të, më i vjetri ai i Marin Barletit 1510, 9 prej të cilëve janë botuar bazuar në librin e M. Barletit. Ata që i përkasin shekullit të 17-të janë më shumë të zhanrit letrar ku më i spikaturi është Plutarku. Në librat e shekullit të 18-të përfshihet dhe ai i shkrimtarit e filozofit danez Ludvig Holberg botuar më 1742.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00