Të dashur miq,
Dëshirojmë t’ju informojmë se sërish Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kopenhagë do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Udhëtimit "Ferie & Fritid" në Bella Center, Kopenhagë 17-19 janar
Në stendën e saj ne do të sjellim një Shqipëri turistike, të pasur me bukuri natyrore, me një klimë jashtëzakonisht të favorshme për turizëm dhe me një trashëgimni historike e kulturore të vecantë e tërheqëse për të gjitha kategoritë e turizmit dhe të turistëve gjatë 12 muajve të vitit.