Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në kuadër të Samitit të Diasporës, u organizuan disa panele diskutimi të cilat kishin në fokus strukturimin, ndërveprueshmërinë, format dhe mënyrat më praktike për të arritur një organizim më bashkëkohor të Diasporës.
Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Galerinë Kombëtare të Arteve organizuan sot në sallën e Galerisë Kombëtare të Arteve ceremoninë e inaugurimit të ekspozitës fotografike “Flas Shqip” me personalitete nga diaspora shqiptare ndër vite, të realizuara nga artisti Roland Tasho.
Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me kompaninë Telekom Albania organizuan aktivitetin promovues të aplikacionit konsullor E-Konsullata. Ky aplikacion vjen ne kuadër te reformës së ndërmarrë nga MPJ ne fushën e shërbimeve konsullore.
Në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, në datën 10 shtator 2016, Ambasada zhvilloi një aktivitetet, në bashkëpunim me kishën katolike të Kopenhagenit, Sankt Ansgar Kirke dhe komunitetin e motrave të Nënë Terezës.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit në Republikën Popullore të Kinës, u takua me Anëtarin e Këshillit të Shtetit Yang Jiechi, ish-Ministër i Punëve të Jashtme.
Në datat 1 dhe 2 maj 2016, në hollin qendror të Bashkisë së Frederiksbergut, në Danimarkë, u zhvilluan disa aktivitete promovuese kulturore në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare.