Articles

Ekspozitë me rastin e Vitit 2018- si Vit i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Albanian

Në kuadër të vitit 2018, shpallur Viti i Heorit tonë Kombëtar Gjergje Kastrioti- Skenderbeu, më datat 2 – 4 shkurt 2018, Ambasada shqiptare në Kopenhagen, organizoi në hollin kryesor të saj një ekspozitë me libra antikë për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Librat ishin pjesë e koleksionit me aq vlerë dedikuar Heroit tonë Kombëtar, në pronësi të znj. Patricia Nugee, që datonin që nga shekulli i 16-të.

 

Ministri Bushati në Danimarkë, merr mbështetje për integrimin evropian të Shqipërisë

Albanian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Danimarkë në një vizitë zyrtare, gjatë së cilës zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës z. Anders Samuelsen.

Ministrat Bushati dhe Samuelsen diskutuan mbi procesin e integrimit evropian, dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin rajonal dhe çështje të sigurisë evropiane e më gjerë.

Organizohet pritje me rastin e Festës Kombëtare në Kopenhagen.

Albanian

Në datën 27 nëntor 2017, Ambasada organizoi në Galerinë  GlStrand Kunstforeningen të Kopenhagenit Pritjen me rastin e Festës Kombëtare. Këtë vit organizimi i eventit ishte konceptuar i shoqëruar me një ekspozitë fotografike me fotot fituese të konkursit Colours of Albania

Shfaqja e filmit Nëntori i Dytë në Kopenhagen

Albanian

Në datën 23 nëntor 2017, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Pavarësisë, ambasada organizoi shfaqjen e filmit shqiptar Nëntori i Dytë, në ambjentet e Institutit Italian të Kulturës në Kopenhagen. Në këtë veprimtari ishin të ftuar dhe morën pjesë miq danezë përfaqësues të trupit diplomatik në Kopenhagen, si dhe shoqata e shqiptarë me banim në Danimarkë.

Takim me një grup prindërish e mesuesish për promovimin e mësimit të gjuhës shqipe.

Albanian

Në datën 11 nëntor 2017, në ambjentet e Ambasadës u organizua një takim me një grup prindërish që kanë fëmijë në moshë shkollore dhe mësuesish që japin mësim në gjuhën shqipe. Në takim gjithashtu ishin ftuar e merrnin pjesë përfaqësues të shoqatave shqiptare.

Festivali Gala i Panairit të Gastronomive Kombëtare

Albanian

Në datën 27 tetor 2017, Konfederata Kulturore e Shoqatave të Huaja në Danimarkë (KUKS) organizoi, në ambjentet e Bashkisë së Kopenhagenit, edicionin e rradhës të Festivalit Ndërkombëtar Gala të Panairit të Gastronomive Kombëtare, në patronazhin e Princit Konsort, Henrik bashkëshorti i Mbretëreshës Margrethe II, i cili zhvillohet çdo vit dhe konsiderohet si një nga eventet kulturore më të rëndësishme të vitit.

Promovim i turizmit shqiptar në Bashkinë e Frederiksbergut.

Albanian

Në datën 10 qershor 2017, në ambjentet e Bashkisë së Frederiksbergut u organizua një aktivitet me temë Multikultura dhe Integrimi, ku ishin të ftuar të merrnin pjesë edhe përfaqësitë diplomatike në Kopenhagen. Në këtë Bashki jetojnë edhe mjaft bashkëkombas të cilët janë të mirëintegruar.

SHERBIMI KONSULLOR ONLINE

Albanian

Te nderuar qytetarë,
Duke filluar nga data 1 maj 2017 shërbimet konsullore pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kopenhagen do të kryhen vetëm online nëpërmjet platformes SHKO
http://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/
23 NGA KËTO SHËRBIME DO TË KRYHEN TËRËSISHT ONLINE
SHËRBIMET DO TI DËRGOHEN QYTETARIT ME POSTË TË PARAPAGUAR NGA ANA E TIJ 
Aplikim për Asistencë të Përgjithshme
Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptar të humbur

Ambasada e RSh-së në Kopenhagen organizon një pritje me rastin e Festës Kombëtare

Albanian

Në datën 18 nëntor 2016, Ambasada e RSh-së në Kopenhagen organizoi një pritje me rastin e Festës Kombëtare. Këtë vit organizimi i eventit ishte konceptuar e shoqëruar me një veprimtari promovuese të disa produkteve shqiptare. Në bashkëpunim me Shoqatën shqiptare të Somelierëve, gjatë eventit, përfaqësues të kësaj shoqate bënë prezantimin e disa produkteve të kantinave të ndryshme në Shqipëri, kryesisht verërave, si dhe pijeve të tjera tradicionale shqiptare.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00