Ambasadori Cici takohet me Rrjetin Rinor Shqiptar në Danimarkë / 03.02.2013

Ditën e shtunë, datë 26.01.2013, Ambasadori Cici zhvilloi një takim Ambasadë me kryesinë e Unionit Studentor Shqiptar Danimarkë dhe me një grup artistësh rinj shqiptarë jetojnë Danimarkë. Ambasada shqiptare ka pasur gjithmonë vëmendje rinjtë shqiptarë dhe aktivitetet e tyre dhe ky takim kishte qëllim t‘i motivojë ata për t’u organizuar aktivitete ndryshme për promovimin e imazhit Shqipërisë, shqiptarëve dhe shqiptarisë.

Përfaqësuesit e studentëve dhe rinjve shqiptarë informuan Ambasadorin për aktivitetin e deritanishëm Unionit por duke qenë një organizim studentor ai kishte penguar plot rinj tjerë nivelet para, pas dhe jo-universitare bëhen pjesë e tij. Për këtë arsye, takimin e ardhshëm tij, ishte vendosur bëhej prezantimi i zgjerimit shoqatës nën emrin e ri Rrjeti Rinor Shqiptar Danimarkë, duke synuar përfshirjen , një numri sa madh rinjsh janë edhe target grupi i këtij organizimi.
Ambasadori Cici u dorëzoi atyre Mirënjohjen për kontributin aktivitetet e organizuara Danimarkë me rastin e 100 vjetorit Pavarësisë Shqipërisë dhe i përgëzoi e mbështeti nismën e tyre por duke theksuar ata ftojnë gjithashtu sa shumë miq danezë aktivitete, për t‘u mundësuar kështu atyre dhe shoqërisë daneze vendas njohjen dhe kontaktet me botën shqiptare.
Ambasadori iu shprehu atyre mbështetjen e tij dhe të Ambasadës për çdo veprimtari që synon rritjen pozitive të imazhit të vendit dhe kombit, që ndihmon të rinjtë shqiptarë të integrohen me dinjitet në vendin ku ata kanë zgjedhur të jetojnë e të shkollohen.
Përfaqësia rinore dhe Ambasada diskutuan për një plan aktivitetesh në të ardhmen për të festuar dhe përkujtuar data të rëndësishme të kombit shqiptar. Ndër to, më i afërti është aktiviteti me rastin e 5 vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, ndërkohë që një koncert i hapur u ra dakort të organizohet me rastin e emërimit të një rruge ose sheshi në Kopenhagë me emrin e Nënë Terezës. Në këtë aktivitet do të interpretojnë të rinjtë e talentuar shqiptarë në Danimarkë që po bëhen gjithnjë e më të suksesshëm në botën e muzikës vendase dhe mes të rinjve danezë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00