Ambasadori Cici në festën e 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Më 22 shkurt Ambasadori Cici mori pjesë në festën e organizuar në Helsinborg me rastin e 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Aktiviteti organizohej nga Unioni i shoqatave shqiptare ne Suedi nën kujdesin e Ministrisë së Diasporës së Kosovës.Aktivitetin e përshëndetën të ardhur nga Kosova si Prof. Rexhep Jashari, përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës, Prof. Muhamet Shatri, z/Ambasadori i Kosovës në Suedi, Jetish Jashari, deputeti shqiptar në Parlamentin suedez, Adnan Dibrani, këshilltari i Ministrit të Diasporës, Xhevat Isufi, perfaqësuesi i UCK-së, përfaqësuesi i shqiptarëve të Suedisë, përfaqësues të shqiptarëve të Norvegjisë, kryetari i Rrjetit Rinor shqiptar në Danimarkë.Ambasadori Cici përshëndeti aktivitetin duke theksuar në fjalën e tij rëndësinë e kësaj ngjarje historike për Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar. Ai foli për sfidat e reja që i mbeten Kosovës për të ndërtuar një të ardhme evropiane për bashkëpunimin me Shqipërinë dhe  i uroi të gjithë shqiptarët e vendeve skandinave për këtë ngjarje të madhe.Aktiviteti u shoqërua me këngë dhe valle popullore të grupeve të ardhura nga Kosova, nga pjesë të ndryshme të Suedisë, të Norvegjisë dhe Danimarkës si dhe muzikë bashkëkohore.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00