Ambasadori

Albanian

Elida PETOSHATI, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës

Paraqitur Letrat Kredenciale pranë Mbretëreshës Margrethe II të Danimarkës më 18 Janar 2019;

 

Lindur në Vlorë, më 12 Shtator 1969;

 

Studime të larta për Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologjisë [1992]

 

Doktoraturë në Shkencat Filologjike, Universiteti i Bukureshtit, Fakulteti i Letrave [2000]

 

Profesore e Asociuar, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologjisë [2010]

 

Znj. Petoshati nis shërbimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme në 1998. Ajo është një diplomate karriere dhe është emëruar në pozicione dhe drejtori të ndryshme në Ministri, përfshirë Drejtorinë Rajonale, të NATO-s dhe OSBE-së, Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare dhe Drejtorinë e Evropës.

 

Nga 2001-2005, u emërua Këshilltare në Ambasadën Shqiptare në Rumani;

 

Nga 2005-2009, ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Komisionit Kombëtar për UNESCO-n dhe Frankofoninë, specializuar në komunikimin ndërkulturor dhe nxitjen, në nivel kombëtar e rajonal, të dialogut të kulturave e qytetërimeve, larminë kulturore, mirëkuptimin ndërfetar dhe shumëgjuhësinë, në dritën e zhvillimit të qëndrueshëm. Gjatë së njëjtës periudhë, ishte anëtare e Grupit Ndërministror për Fetë pranë Komitetit të Kulteve, anëtare e Komitetit Ndërministror për Aleancën e Qytetërimeve dhe bashkë-hartuese e Strategjisë së Qeverisë Shqiptare për Dialogun Ndërkulturor.

 

Nga2009 deri në mes të Majit 2011, ishte Drejtore e Drejtorisë për Italinë, Greqinë, Turqinë (Seli e Shenjtë, Maltë & Qipro), në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë;

 

NgaMaji 2011 deri në Shkurt 2016, ka qenë Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Kanada;

 

Nga Marsi deri në Maj 2016, ishte Përgjegjëse Sektori në Drejtorinë e Bashkimit Evropian, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë;

 

NgaQershori 2016 deri në Tetor 2018, ka qenë Drejtore për Rajonin dhe Vendet Fqinje, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë;

 

Znj. Petoshati është diplomuar në Akademinë Diplomatike në Vjenë me rezultate të shkëlqyera në Studimet Evropiane [1999]. Ajo ka përfunduar, gjithashtu, një numër programesh dhe kursesh trajnimi në Egjipt, Danimarkë, Rumani, Kroaci, në Selinë e UNESCO-s etj.

 

Para angazhimit të saj në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka qenë asistente profesore në Universitetin e Tiranës (1992- 1993). Deri në vitin 2010, ka ndjekur aktivitetin e saj akademik si Profesore në Departamentin e Letërsisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, duke ligjëruar në Programin e Diplomës Master për Letërsinë e Krahasuar dhe Universale. Znj. Petoshati është autore e një serie studimesh shkencore, librash dhe artikujsh në fushat e letërsisë, gjuhësisë, larmisë kulturore, historisë dhe kulturës shqiptare, në përgjithësi.

 

Vlerësuar si Personalitet Frankofon i Vitit 2010 nga Ministri Shqiptar i Punëve të Jashtme, me motivacionin "Larmia në shërbim të paqes", në kuadër të festimit të 40 Vjetorit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë;

 

Vlerësuar me Titullin “Personaliteti i Shquar i Labërisë” në Tetor 2016 nga Shoqata Shqiptare “Labëria-Nderi i Kombit”;

 

Që prej 28 Nëntorit 2016, Znj. Petoshati është Anëtare Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze të Torontos, Kanada.

 

Flet shkëlqyeshëm anglisht, frëngjisht, rumanisht, spanjisht dhe italisht.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00