Aktivitet me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës

Në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, në datën 10 shtator 2016, Ambasada zhvilloi një aktivitetet, në bashkëpunim me kishën katolike të Kopenhagenit, Sankt Ansgar Kirke dhe komunitetin e motrave të Nënë Terezës.

 

           

Gjatë aktiviteteve fillimisht u zhvillua një meshë e shenjtë në Kishën Sankt Ansgar, të drejtuar nga vetë Peshkopi i Kishës katolike të Danimarkës, Imzot Czesław Kozon. Aktiviteti vijoi me një program të kombinuar nga ambasada me pjesëmarrjen e motrave të Komunitetit të Nënë Terezës, Missionaries of Charity, gjatë së cilit u shfaq një film kushtuar Nënë Terezës, u zhvillua një program me performancën e komunitetit të motrave të Nënë Terezës dhe me një pritje dhënë nga ambasada për të pranishmit në ambjentet e Institutit Sant Joseph.

         

Në aktivitet ishin të ftuar dhe morën pjesë përfaqësues të institucioneve daneze, ambasadorë e përfaqësues të Trupit Diplomatik në Kopenhagen dhe shoqata e shqiptarë me banim në Danimarkë.

        

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00