Aktivitet me rastin e Festave të 7 e 8 marsit.

Në datën 10 mars 2018, Ambasada shqiptare në Kopenhagen, organizoi në hollin kryesor të saj, një veprimtari për të festuar 7-8 marsin ditën e mësuesit dhe atë të grave.Në këtë veprimtari ishin ftuar dhe merrnin pjesë gra e fëmijë shqiptarë, rezidentë në Danimarkë, nga të gjitha trevat shqiptare.

Me këtë rast, Ambasadori Kastriot Robo mbajti një fjalë të shkurtër përshëndetëse, gjatë së cilës, uroi të pranishmit për festat e 7 dhe 8 marsit, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm dhe kontributin e gruas në të gjitha fushat e zhvillimit të shoqërisë e të vendit. Gjithashtu, në vijim Ambasadori uroi edhe festën e mësuesit, duke nënvizuar me këtë rast rëndësinë mësimit të gjuhës shqipe, për nxitjen dhe promovimin e së cilës po punohet nga ana e Ambasadës.

Aktiviteti vijoi me një program artistik të përgatitur me këngë e vjersha kushtuar nënës e mësueses dhe tematika kombëtare nga një grup fëmijësh me të cilët është punuar kohët e fundit. Programi i fëmijëve u vlerësua dhe u duartrokit nga të pranishmit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91636640

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00