Shërbimet Konsullore

Tarifat e shërbimeve konsullore

Tarifat sipas llojeve dokumenteve

Tarifat për lëshimin e dokumenteve udhëtimit:

  • Lejekalimi...............................................................................30 Euro

Tarifat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumenteve:

  • Çertifikatë e çdo lloji...............................................................30 Euro
  • Vërtetim i çdo lloji .................................................................30 Euro
  • Verifikimi i dokumentit............................................................10 Euro
  • Legalizimi i dokumentit ...........................................................20 Euro

Tarifat për lëshimin dhe përpilimin e akteve tjera noteriale dhe përkthimin e dokumenteve:

  • Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve, garancive dhe prokurave posaçme........................................................20 Euro/faqe
  • Vërtetimi i dublikatave dhe kopjeve..................20 Euro/faqe

Mbrojtja dhe asistenca konsullore ndaj shtetasve shqiptarë

a) Kur një shtetas shqiptar jashtë vendit gjendet një situatë trafikimi

b) Kur gjenden vështirësi shtetin e huaj dhe humbin lidhjet me familjarët e tyre Shqipëri

c) Si mund pajiset shtetasi shqiptar me dokumente udhëtimi

  • Pajisja me pasaportë
  • Pajisja me lejekalimi

d) Probleme lidhur me shtetësinë



a) Kur një shtetas shqiptar jashtë vendit gjendet një situatë trafikimi

1. Si duhet veprojë vetë shtetasi

Rasti i parë:

Shtetasi duhet kontaktojë direkt përfaqësinë diplomatike ose konsullore këtë vend, deklarojë problemin dhe kërkojë ndihmë përfshirë edhe faktin nëse ai/ajo dëshiron kthehet Shqipëri.

Rasti i dytë:

Shtetasi duhet kontaktojë direkt me strukturat e policisë vendin ku gjendet dhe kërkojë ndihmë.

Rasti i tretë:

pamundësi për kontaktuar me policinë ose me përfaqësinë diplomatike ose konsullore shtetasi mund kontaktojë një organizatë vendase jo qeveritare ndihmon shtetasit e huaj për raste tilla.

2. Si duhet veprojë Përfaqësia diplomatike ose konsullore

Identifikimi fillestar i viktimës mundshme trafikimit Shqiptar mitur dhe/ose rritur, bëhet ose direkt me paraqitjen e vetë personit ose bashkëpunim me strukturat ndihmëse homologe, strukturat policore etj. vendin pritës mënyrë parandalohet ose ndërpritet gjendja e shfrytëzimit dhe ndihmohet viktima.

Hapi i parë: Punonjësi i përfaqësisë diplomatike ose konsullore, me kontaktin e parë me viktimën e mundshme apo personin rrezik trafikimi, duhet vlerësojë nevojat imediate ajo/ai ka, qoftë për t’u akomoduar qoftë për t’u kthyer Shqipëri. Përfaqësia diplomatike ose konsullore duhet marrë gjitha masat e duhura për përmbushur nevojat bazike shtetasit paraqitet për ndihmë.

Hapi i dytëReferimi i rastit tek Autoriteti Përgjegjës (MPJ) dhe përcjellja e kërkesës për këshillim lidhje me hapat e mëtejshëm duhet ndjekë punonjësi i përfaqësisë diplomatike ose konsullore.

Hapi i tretëVënia kontakt me strukturat vendase ndihmës për viktimat e trafikimit, për siguruar kështu marrjen e ndihmës dhe mbrojtjes personit.

Hapi i katërtOrganizimi i kthimit Shqipëri, me dokumentacion rregullt, viktimës trafikimit, rast se kjo është kërkuar vullnetarisht nga vetë personi.

Hapi i pestë: Ndjekja e rastit deri zgjidhjen e plotë tij dhe përgatitja e një informacioni përfundimtar për AP për mënyrën e zgjidhjes dhe për hapat e ndjekura nga momenti i identifikimit deri referimin tek agjensi tjera apo riatdhesimin Shqipëri.

 

b) Kur gjenden vështirësi shtetin e huaj dhe humbin lidhjet me familjarët e tyre Shqipëri

Vështirësitë me cilat mund përballen shtetasit janë natyrave nga ndryshmet. Për çdo rast ata mund t’u drejtohen Përfaqësive R. SH. për t’u këshilluar apo për kërkuar ndihmë. Duhet pasur parasysh këto raste se përfaqësitë nuk janë zyra informacioni apo agjenci udhëtimi. Përfaqësitë ndihmojnë sidomos rastet kur shtetasit kanë probleme dhe vështirësi me autoritetet e vendit pritës.

Shtetasit mund t’u drejtohen kurdoherë përfaqësive diplomatike dhe konsullore R.SH. për vendosur lidhjet me familjarët e tyre Atdhe. Përfaqësitë shqiptare marrin përsipër njoftimin e familjarëve përmes MPJ. Prandaj dhënia e informacioneve sakta dhe mjaftueshme është me rëndësi.

Edhe familjarët mund kërkojnë ndihmën e MPJ, përmes Përfaqësive R.SH. jashtë vendosin lidhje me afërmit e tyre. Duhet pasur parasysh këto raste Përfaqësitë nuk mund sigurojnë informacione, n.q.s. shtetasit për cilët interesohen, qëndrojnë ilegalisht ose janë burgosur dhe janë shprehur negativisht për kontaktimin me ta. Rëndësi madhe ka dhënia e informacioneve sakta rreth familjarëve dhe njohurve tyre jashtë shtetit.

 

c) Si mund pajiset shtetasi shqiptar me dokumente udhëtimi

  • Pajisja me pasaportë

SHQIPËRI

Shtetasit shqiptarë, me banim jashtë shtetit, do aplikojnë për pasaportë biometrike, duke u paraqitur personalisht mjediset e përcaktuara nga firma prodhuese për këtë qëllim. Aktualisht këto mjedise ndodhen vetëm Shqipëri, mjediset e Zyrave Gjendjes Civile Njësitë Bashkiake.

Aplikimi i shtetasve nën moshën 16 vjeç për pasaportë biometrike, bëhet vetëm prezencë paktën njërit prej prindërve, kujdestarit ligjor ose përfaqësuesit caktuar me prokurë posaçme.

 

Pasaporta e re e ka vlefshmërinë deri 10 vjet.

Shtetasit deri 6 vjeç pajisen me pasaportë biometrike pa u marrë shenjat e gishtave, por kurdoherë duke qenë prezentë procesin e aplikimit.

Pajisja me pasaportë biometrike bëhet brenda 15 ditëve nga data e aplikimit. momentin e marrjes dorëzim kësaj pasaporte, shtetasit vihen ne dijeni për pavlefshmërinë e pasaportës mëparshme.

Pasaporta biometrike do tërhiqet pranë Drejtorive/komisariateve policisë nga aplikanti, përfaqësues ligjor, përfaqësuesi me prokurë posaçme ose nga një pjesëtar i afërt i familjes (bashkëshorti/ja, prindi, fëmija).

 

Për shkaqe emergjente shtetasi detyrohet largohet nga vendi shumë shpejt, pa e pritur marrjen personalisht pasaportës, ai duhet ta bëjë këtë largim menjëherë pas aplikimit, kohë gjatë cilës akoma nuk ka hyrë sistem pasaporta e re, duke autorizuar një përfaqësues me prokurë për marrjen e saj.

Në rastet kur shtetasit disponojnë viza të vlefshme në pasaportat ekzistuese, ata paraqesin para organeve të kufirit pasaportën biometrike të shoqëruar me pasaportën ekzistuese në të cilën ndodhet viza e vlefshme. Kjo vlen për sa kohë pasaportat e vjetra janë në përdorim.

Në pasaportën e re nuk lejohet të bëhen shënime për fëmijë të vegjël apo për zgjatje afati.

Në të ardhmen, nëse do të vendosen poste aplikimi për pasaporta biometrike në disa përfaqësi, rregullat e aplikimit do të bëhen të njohura paraprakisht.

Në Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore

Shtetasit shqiptarë me banim jashtë shtetit, mund të aplikojnë për t’u pajisur me pasaportë biometrike ose kartë identiteti edhe në Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në Athinë, Selanik, Romë, Milano.

Pajisja me pasaportë biometrike bëhet po pranë Përfaqësive diplomatike dhe konsullore, brenda 15 ditëve nga data e aplikimit. 

Çmimi i një pasaporte biometrike është 108 Euro kurse çmimi i një karte identiteti është 10 Euro.

Pikat e kontaktit ku qytetarët duhet të drejtohen për marrjen e informacionit për këtë qëllim, janë të afishuara në faqet zyrtare të këtyre përfaqësive.

  • Çfarë duhet të bëjnë shtetasit kur humbin ose duhet të zëvendësojnë pasaportën e udhëtimit?

Kur shtetasit shqiptarë humbin pasaportën, duhet që menjëherë të bëjnë denoncimin në organet policore të vendit përkatës dhe të njoftojnë Përfaqësinë diplomatike ose konsullore në atë vend.

Për t’u ripajisur me pasaportë, shtetasit që e kanë humbur atë, duhet të veprojnë njëlloj sikurse dhe shtetasit e tjerë që kërkojnë të pajisen nga e para me pasaportë, duke shtuar këtu dhe depozitimin e dokumentit denoncues për humbjen e pasaportës së parë.

 

  • Pajisja me lejekalimi

 

Në shtetet ku ka një përfaqësi shqiptare

 

Kërkesa e shtetasve shqiptarë në përfaqësitë diplomatike ose konsullore për lejekalimi, kur duhet të kthehen në Shqipëri dhe nuk kanë dokument udhëtimi, bëhet me prezencën e personit të interesuar para konsullit..

Bëhet përjashtim për prezencën e shtetasit, në rastet kur ai:

 

Është i ndaluar, arrestuar ose burgosur. Në këtë rast kërkesa bëhet nga autoritetet kompetente për të huajt në vendin pritës që merren me përmbarimin e veprimeve të kthimit në atdhe të personave në gjendje të parregullt;

Për arsye të forta shëndetësore, nuk mund të paraqitet në përfaqësi. Në këtë rast kërkesën e bëjnë familjarët ose për këtë paraqesin deklaratë përfaqësimi dhe dokumente të tjera bindëse.

Në shtetet ku nuk ka një përfaqësi shqiptare

Kur shtetasi shqiptar ka humbur dokumentet e udhëtimit në një vend ku nuk ka përfaqësi diplomatike apo konsullore shqiptare, ai bën kallëzimin në postin e parë të policisë së vendit përkatës për humbjen e dokumenteve të udhëtimit dhe me ndihmën e autoriteteve policore realizon kontaktin me ambasadën apo konsullatën e vendit të tij që ka në juridiksion shtetin ku ai ndodhet përkohësisht. Me ndihmën e policisë të vendit përkatës dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare që njoftohet nga familjarët e tij, bëhet i mundur shkëmbimi i informacionit dokumentues dhe pajisja me Leje kalimi nga ana e Përfaqësisë shqiptare. Dhe kjo, kurdoherë në rrugë zyrtare nëpërmjet autoriteteve policore të shtetit ku ai ndodhet.

 

Dokumentacioni bazë mbështetës për identitetin e kërkuesit:

 

  • Pasaportë e pavlefshme;
  • Kartë identiteti origjinale;
  • Çertifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse, e lëshuar jo më larg se 6 muajt e fundit nga data e kërkesës, e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit;
  • Leje drejtimi automjeti, format i ri elektronik shqiptar;
  • Leje pune ose leje studentore me fotografi shoqëruar me dokumente bankare të vendit pritës;

Ky dokumentacion duhet të shoqërohet me denoncimin pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës;

Kërkesa për pajisje me lejekalimi e personave të mitur deri në 16 vjeç bëhet nga dy prindërit ose njëri prind, me pëlqimin e prindit tjetër. Pëlqimi jepet nëpërmjet një deklarate noteriale.

Për të miturin me një prind ose me kujdestar, kësaj kërkese i bashkëlidhen dokumente që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën.

Personi i mitur, ( i sapolindur) për t’u pajisur me lejekalimi, paraprakisht duhet të jetë regjistruar në zyrën përkatëse të gjendjes civile në vendin ku ka lindur dhe dokumenti shoqërues duhet të jetë i legalizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi.(Shih kapitullin për legalizimin e dokumenteve)

 

d) Probleme lidhur me shtetësinë

 

Fitimi, rifitimi dhe lënia e shtetësisë shqiptare.

Postet konsullore të Republikës së Shqipërisë asistojnë shtetasit shqiptarë me qëndrim jashtë vendit, për kryerjen e procedurave për fitimin, rifitimin dhe lënien e shtetësisë shqiptare.

  • Fitimi i shtetësisë shqiptare me lindje

Në bazë të legjislacionit shqiptar, çdo fëmijë që lind jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare.

Prindërit e fëmijës duhet të paraqiten në Përfaqësi për deklarimin e lindjes së fëmijës me dokumentacionin e nevojshëm që përfshin: aktin e lindjes së fëmijës dhe (kur është rasti) deklaratën e prindit jo shqiptar për pëlqimin e tij që fëmija të marrë shtetësinë shqiptare

Të dyja këto dokumente duhet të jenë të legalizuara nga autoriteti kompetent i vendit përkatës.

  • Rifitimi i shtetësisë shqiptare

Personi që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër, e rifiton shtetësinë shqiptare në qoftë se nuk ka fituar shtetësinë e premtuar. Edhe në këto raste paraqiten dokumente identifikuese si dhe dokumente që argumentojnë kërkesën e shtetasit shqiptar si.

  • Heqja dorë nga shtetësia shqiptare

 

Personi që ka marrë premtimin e autoritetit kompetent për fitimin e shtetësisë tjetër, aplikon për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare.

 

Shënim:

Për të tria këto raste, shtetasit duhet të adresohen në Përfaqësitë diplomatike ose konsullore për të konsultuar dokumentacionin e nevojshëm që duhet të paraqesë si dhe procedurat që duhet të ndjekë për përkthimin dhe legalizimin e tyre, etj.

Dokumentet shqiptare duhet të jenë të nënshkruara nga titullarët e institucioneve që i lëshojnë ato.

Kujdes duhet t’i kushtohet gjithashtu respektimit të afateve të dorëzimit të dokumenteve dhe legalizimit të tyre.

Të gjitha pagesat për veprimet konsullore kryhen vetëm nëpërmjet sistemit bankar. Te dhënat e llogarisë bankare për këto pagesa janë:

SWIFT: CEKOCZPP

IBAN: CZ60 0300 0000 0001 8886 8484

Nr.llogarie: 188868484 / 0300

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00