Shërbime të Ambasadës

Shërbime fushën e veprimeve Gjendjes Civile

Lindjet 

Martesat 

Vdekjet

 

a) Lindjet

Fëmijët e lindur jashtë vendit, regjistrohen Përfaqësitë diplomatike ose konsullore shqiptare, mbi bazën e certifikatave zyrtare lëshuara nga autoritetet përkatëse vendase. Këto certifikata dërgohen përfaqësi ose zyrtarisht nga këto autoritete ose nga vet prindërit, pasi jenë legalizuar sipas kërkesave legjislacionit shqiptar. Është detyra e vet prindërve , interesohen për kryerjen e gjitha procedurave bëjnë legalisht vlefshëm aktin e lindjes fëmijës, për ta regjistruar atë zyrat e gjendjes civile Shqipëri. (shih pjesën për legalizimin e dokumenteve).

rastet kur fëmijës sapolindur, certifikatën e lindjes nuk i është shënuar emri nga spitali, prindërit duhet emrin e fëmijës ta caktojnë dhe ta deklarojnë atë Përfaqësi.

Këtë akt lindjeje legalizuar, prindërit e dërgojnë zyrat e gjendjes civile Shqipëri për ta regjistruar ose, nëse nevojitet për ta sjellë fëmijën Shqipëri, aplikojnë për marrjen e lejes kalimit.

 

b) Martesat

 

Dokumentacioni i domosdoshëm për lidhje martese jashtë shtetit
Në rastin kur personat që martohen janë të dy shtetas shqiptarë, dokumentacioni për lidhje martese është si më poshtë:

  • Çertifikatë për lidhje martese
  • Çertifikatë lindje e shoqëruar me fotokopjen e kartës së identitetit.

Në të dy rastet, çertifikatat duhet të jenë të legalizuara nga prefekturat dhe të kenë vlefshmërinë në kohë deri në 3 muaj nga data e lëshimit..
Në rastin kur një prej shtetasve që martohet është shtetas i huaj, dokumentacioni është si më poshtë:

Për shtetasin shqiptar si në pikën(a).

Për shtetasin e huaj:

  • Leje martese nga vendi i origjinës.
  • Çertifikatë lindje.
  • Fotokopje e pasaportës.

Dokumentacioni duhet të jetë i legalizuar sipas legjislacionit në fuqi (shih kapitullin për legalizimin e dokumenteve)

Dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe nga autoritetet kompetente të vendit pritës.

Kujtesë:

Martesa bëhet ose në qendrën e komunës ku shtetasi i huaj është rezident ose në një përfaqësi diplomatike ose konsullore, kur dy shtetasit janë shqiptarë, rezidentë të rregullt në atë vend. Në rastin e parë, akti i martesës duhet të legalizohet patjetër sipas legjislacionit në fuqi.

Martesa jashtë shtetit, kurdoherë bëhet në kushtet kur shtetasit shqiptarë janë rezidentë me leje të rregullta qëndrimi.

_____________________________________________________________________________

Dokumentet e vendeve anëtare të Konventës së Hagës “...(Apostille)” nuk legalizohen as nga Ambasada apo konsullata shqiptare as nga MPJ e Shqipërisë. Ato, pasi marrin Apostille-n, mund të përdoren direkt në Gjendjen Civile në Shqipëri. Nga këto vende bëjnë përjashtim Belgjika, Greqia, Gjermania, Italia dhe Spanja.

 

c) Vdekjet

 

Në raste vdekjesh, familjarët ose të afërmit e një shtetasi të vdekur, me/jo banim jashtë shtetit, vënë në dijeni për ngjarjen, Përfaqësinë më të afërt diplomatike ose konsullore në shtetin përkatës (ose Përfaqësinë diplomatike që përfaqëson Shqipërinë nga një shtet tjetër në atë zonë) dhe deri në momentin e transportimit të trupit për në atdhe, mbajnë lidhje të vazhdueshme me këtë përfaqësi.

Për kryerjen e procedurave për kthimin e trupit në Shqipëri, duhet të kontaktohet në çdo rast, një agjenci funerale e cila kryen procedurat e nevojshme, përfshirë edhe nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme pranë administratës vendase, si dhe kontakton me Përfaqësinë diplomatike ose konsullore shqiptare në shtetin përkatës ( ose Përfaqësinë diplomatike ose konsullore që përfaqëson Shqipërinë nga një shtet tjetër) për përfundimin e tyre deri në nisjen për në Shqipëri.

Kur nuk ka të afërm ose një person tjetër kontakti ose ka vështirësi komunikimi me përfaqësinë shqiptare jashtë shtetit, familjarët vënë në dijeni zyrën e marrëdhënieve me publikun në Drejtorinë Konsullore të MPJ-së në Shqipëri.

Dokumenti “akt i vdekjes” duhet patjetër të legalizohet sipas legjislacionit në fuqi, sepse kjo e bën të mundur çregjistrimin e emrit të shtetasit të vdekur nga regjistri i gjendjes civile në Shqipëri.

Shënim:

Shteti shqiptar merr përsipër me mjetet e tij financiare, transportin e shtetasve të vdekur vetëm në këto raste:

  • Për persona që janë dërguar me shërbim ose mjekim shëndetësor nga shteti.
  • Për punonjësit e përfaqësive diplomatike.

Shërbime administrative

Lëshimi i vërtetimeve

Shtetasit shqiptarë rezidentë në vende të ndryshme, kërkojnë pranë Përfaqësive diplomatike apo konsullore të pajisen me vërtetime të ndryshme.

Një shërbim i tillë bëhet i mundur bazuar në dokumentet e identifikimit të cilat paraqiten nga të interesuarit, brenda vlefshmërisë së tyre kohore.

Shtetasit kanë të drejtë t’i kërkojnë këto vërtetime në gjuhën e vendit pritës si dhe në një gjuhë tjetër të njohur ndërkombëtarisht (anglisht ose frëngjisht).

 

Shërbime në fushën noteriale

Llojet e dokumenteve që lëshohen në Përfaqësi

Në bazë të legjislacionit shqiptar, funksionari konsullor në Përfaqësitë e R. SH. jashtë vendit, plotëson kërkesat e shtetasve të tij, edhe për veprime të fushës noteriale, të tilla si:

  • procesverbale,
  • deklarata,
  • autorizime,
  • kontrata,
  • garanci,
  • prokura të thjeshta,
  • vërtetime për nënshkrime ose kopje dhe ekstrakte dokumentesh etj.

Ligji ka lejuar, përgatitjen nga konsujt, vetëm të prokurave të thjeshta që nënkupton redaktimin e prokurave që japin tagra përfaqësimi për veprime të thjeshta administrative, të cilat nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave dhe detyrimeve të pronësisë të të përfaqësuarit.

Shërbime në fushën gjyqësore

Kur shtetasit shqiptarë ndalohen, arrestohen ose burgosen në një vend të huaj

Kur shtetasit ndalohen ose arrestohen nga autoritetet policore të vendit pritës ata kanë të drejtë dhe duhet t’i drejtohen menjëherë Përfaqësisë përkatëse për të kërkuar ndihmë apo këshillë. Prandaj është e këshillueshme që ata përherë të dinë kur janë jashtë shtetit, se si mund të kontaktojnë me ambasadën më të afërt, pra të paktën të kenë siguruar më parë numrat e telefonit.

Kur arrestohen, ata, nëse dëshirojnë, kërkojnë nga autoritetet kompetente, njoftimin e Përfaqësisë shqiptare. Autoritetet e huaja, në respektim të dëshirës së personit, (kur ajo është negative), nuk lejojnë asnjë lloj shkëmbimi informacioni me shtetin shqiptar, edhe në rastet ekstreme kur familja kërkon medoemos vendosjen e kontaktit.

Shtetasit e arrestuar mund të kërkojnë nga Përfaqësia të rekomandohen për avokatë mbrojtës, persona të përshtatshëm vendas. Përfaqësitë mund të ndërmjetësojnë mes shtetasve dhe autoriteteve policore.

Shtetasi i arrestuar, nëse dëshiron që në seancën gjyqësore për të, të marrin pjesë familjarët e tij, duhet të bashkëpunojë me avokatin e vet i cili, në bashkëpunim me gjykatën bëjnë ftesën nominale. Gjithashtu është e drejta e këtij shtetasi ose e familjarëve të tij që nëse dëshirojnë, të kërkojnë pjesëmarrjen në procesin gjyqësor të një përfaqësuesi të Përfaqësisë diplomatike ose konsullore.

Legalizimi i dokumenteve

Procedurat e legalizimit të dokumenteve në Përfaqësitë jashtë shtetit dhe në MPJ

Procedura e Legalizimit është e detyrueshme për të gjitha dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare që do të përdoren pranë administratave të shteteve të tjera, apo ato të lëshuara nga administrata e një shteti tjetër që do të përdoren pranë administratës shqiptare.

Ajo konsiston në njohjen formale nga punonjësit konsullorë, të vulës dhe nënshkrimit të autoritetit që e ka lëshuar dokumentin. Kjo e bën dokumentin njësoj të vlefshëm, nga pikëpamja ligjore edhe jashtë territorit të vendit ku është lëshuar.

Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, që do të thotë se dokumentet shqiptare që do të përdoren në vendet anëtare të së njëjtës Konventë, si dhe anasjelltas, nuk do të legalizohen nga Përfaqësitë diplomatike e Konsullore.

Në bazë të kësaj Konvente, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga Autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës.

Në zbatim të nenit 4 të kësaj Konvente, përjashtohen nga aplikimi i Apostille-s dokumentet për /nga Belgjika, Greqia, Gjermania, Italia dhe Spanja. Bëjnë përjashtim gjithashtu rastet kur dokumentet shkojnë në/vijnë nga vendet që nuk janë anëtare të Konventës së sipërpërmendur.

Në këto raste legalizimi i dokumenteve shqiptare për përdorim në këto vende, si dhe i dokumenteve të këtyre vendeve për përdorim në Shqipëri, vazhdon të bëhet sipas VKM nr. 134, datë 07.03.2003.

Në Shqipëri, Autoriteti kompetent për problemet e legalizimit të dokumenteve është Ministria e Punëve të Jashtme. Në vende të tjera mund të jetë Ministria e jashtme, Ministria e Drejtësisë, apo edhe struktura të ndryshme lokale.

 

Është e këshillueshme që shtetasi të interesohet për këtë që në institucionin ku tërheq një dokument, me qëllimin për ta përdorur jashtë atij vendi. Për çdo paqartësi në këtë drejtim ai mund t’u drejtohet edhe pikave të kontaktit për shërbimet konsullore, në MPJ apo Përfaqësitë e R. Sh. jashtë vendit.

 

LEVIZJA E LIRE NE VENDET E HAPESIRE SHENGEN

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00