Pritje me rastin e 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Dhjetor 2019- Ambasada Shqiptare në Pragë organizoi një pritje festive me rastin e Festws Kombëtare dhe në vijim të paraqitjes së Letrave- Kredenciale të Ambasadorit të ri, z. Ilirian Kuka. Pritja u organizua në ambientet e Pallatit Zofin, që është një ndër ndërtesat më prestigjioze në Pragë. I ftuar nderi ishte Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Çekisë, z. Radek Vondráček. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Qeverisë nga Ministria e Jashtme, Ministria e Industrisë, Ministria e Bujqësisë etj..Gjithashtu ishin te pranishëm deputetë të Dhomës Përfaqësuesve te Çekisë, Senatorë, Ambasadorë të akredituar në Republikën Çeke, përfaqësues të pushtetit lokal, dhe përfaqësues të bizneseve dhe dhomave të tregtisë. Gjithashtu ishin të pranishëm përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Praga, Brno, Karlovy Vary, Mariansky Lazne etj. Fjalën hapëse të aktivitetit e mbajti Ambasadori Kuka, i cili përcolli mesazhet mbi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri – Çeki dhe pritshmërinë për t’i intensifikuar me tepër gjatë vitit 2019. Ambasadori Kuka falënderoi Qeverinë Çeke për mbështetjen e fuqishme ka ofruar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ai falënderoi Qeverinë Çeke për mbështetjen që i dha Shqipërisë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020. Ambasadori Kuka vuri në dukje se ky përvjetor përkon edhe me vitin jubilar kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, i cili është krenaria e çdo shqiptari dhe që vlerësohet po aq shumë edhe nga të huaj. Në një pjesë të fjalës, Ambasadori Kuka iu drejtua në gjuhën shqipe komunitetit shqiptar dhe theksoi rëndësinë që ka përfshirja dhe kontributi i gjithsecilit bashkëkombës për të mirën e vendit tonë, sidomos në këtë moment kaq të rëndësishëm për çështjen shqiptare. Me pas, në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Çekisë, z. Radek Vondráček, u ndal në nivelin shumë të lartë të shkëmbimeve në mes dy vendeve tona si në rrafshin politik ashtu dhe ne atë ekonomik, dhe i cilësoi ato në nivelin e tyre më të lartë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë pritjes ishin ekspozuar postera dhe u projektuan video me pamje dhe kënge nga Shqipëria. Mjediset e sallës u dominuan nga ngjyrat tona kombëtare. Ne vazhdim, këngëtarja shqiptare Rosela Gjylbegu dhe sopranoja çeke Jitka Rosypalova, të shoqëruara në piano nga pianisti i njohur shqiptar që jeton dhe punon ne Çeki, Egli Prifti kënduan himnet kombëtare të dy vendeve dhe performuan në një program të shkurtër muzikor. Pas fjalimeve dhe programit kulturor, te ftuarit patën mundësinë të provonin ushqime tradicionale shqiptare si dhe u shërbyen verëra shqiptare nga Kantina UKA, e cila u vlerësua gjerësisht nga të pranishmit si një produkt cilësor shqiptar.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00