MINISTRI NË DETYRË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME, GENT CAKAJ MORI PJESË NË MINISTERIALIN E FORMATIT V4+BP

Shkurt 2020- Ministri në Detyrë për Evropën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ishte pjesëmarrës në takimin vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Grupit të Vishegradit (V4 - Çeki, Poloni, Sllovaki, Hungari) dhe Ballkanit Perëndimor (BP6 - Shqipëri, Maqedonia Veriut, Mali Zi, Serbi, Kosove, Bosnja Hercegovina), organizuar nga Ministri i Jashtëm Tomáš Petříček - Presidenca çeke e V4, që u mbajt në Pragë. Në Samit merrnin pjesë gjithashtu: Z.Olivér Várhelyi - Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, z. Gordan Grlić Radman - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë që përfaqëson Kryesinë e Këshillit të BE-së, Dr Miroslav Cerar - Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Federale për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë. Ambasadori Ilirian Kuka e shoqëroi Ministrin në Detyrë Cakaj gjatë punimeve të Ministerialit, në takimet me homologët e tij, si dhe në bisedimet me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, z. Olivér Várhelyi. Takimi u dha mundësi ministrave të V4 të shprehin mbështetjen e tyre afatgjatë dhe pa ekuivoke për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, Ministri Gent Cakaj, përshëndeti “Paraqitjen e metodologjisë së re, që tashmë e ka bërë procesin e negocimit për anëtarësim më të besueshëm, më të parashikueshëm dhe më dinamik.” Gjithashtu, Kryediplomati shqiptar shtoi se "...ne shpresojmë se vendet anëtare do të marrin një vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Shqipërinë bazuar në të arriturat madhore të saj.” Z. Cakaj gjithashtu theksoi që ishte imediate që Bashkimi Evropian të liberalizojë procesin e vizave me Kosovën, duke qenë që Kosova i ka plotësuar te gjitha kushtet e vendosura nga partneret Evropianë. Kjo kërkese u mbështet edhe nga z. Nikola Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00